• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Panik në mes të kryeqytetit/ Alarm për bombë në një gjimnaz, autoritetet rrethojnë zonën

by Java News
28/10/2022 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot është dita e tretë që në disa gjimnaze në Shkup të Maqedonisë së Veriut janë marrë kërcënime për bombë me anë të emailit.

Sipas Alsat, rreth orës 14:00 shkolla e mesme “Nikolla Karev ka marrë një e-mail për një bombë në godinë, gjë që ka shkaktuar panik në mesin e nxënësve ashtu si edhe në shkollat tjera në dy ditët e kaluara.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga ana e shërbimeve policore janë ndërmarrë masat për evakuim të sigurt nga shkolla. Janë bërë kontrolle nga njësitet antiterroriste ndërsa në rrjedhë e sipër janë masat për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

Unioni i Nxënësve të shkollave të mesme u bën thirrje nxënësve për qetësi, ndërsa nga MPB-ja që të përkushtohet maksimalisht në zbardhjen e kërcënimeve.

“Ministria e Punëve të Brendshme maksimalisht të përkushtohet në hetimin dhe zgjidhjen e shpejtë të situatës, që përsëri të mund të kemi mësim të sigurt dhe pa pengesa. Këto kërcënime duhet të merren seriozisht duke pasur parasysh gjendjen me sigurinë në vend dhe në botë”, thonë nga Unioni i Nxënësve të shkollave të mesme.

Tetë shkolla të mesme të mërkurën dhe nëntë ditën e enjte, kanë marrë emaile të cilat përmbanin mesazhe kërcënuese për vendosje të bombave në godinat e tyre, ku pas verifikimeve përkatëse kanë rezultuar të rreme. Ministri i punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë ditës së djeshme tha se ka informacione se prej nga janë dërguar kërcënimet, por e përjashtoi edhe mundësinë e sulmeve kibernetike./m.j

Next Post
Vrau gruan rumune me çekiç, arma e krimit e përdorur nga Avni Meçja gjendet në…

Vrau gruan rumune me çekiç, arma e krimit e përdorur nga Avni Meçja gjendet në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In