Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pallatin e Drejtësisë italiane në La Spezia, ku një shqiptare ka tentuar t’i japë fund jetës. Ajo u lye me benzinë dhe tentoi t’i vërë flakën vetes sipas mediave italiane. Fatmirësisht gruaja u pengua në kohë nga policia dhe u shmang tragjedia.
Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” raporton se gruaja mund të dëbohet nga vendi ndaj ka ndërmarrë këtë veprim ekstrem.
Gruaja shqiptare, identiteti i të cilës nuk dihet, ka hyrë në dhomën e avokatëve, kur ka tentuar të vetëdigjet./a.m.