Ish-zëvendëskryeministri dhe deputeti i PASOK, Thodhoros Pangalos në një intervistë në stacionin VHMA FM , përqasi gjendjen e tanishme të Greqisë, me atë të Shqipërisë gjatë viteve të komunizmit.
Gazeta SHQIP raporton se Pangalos është shprehur : “Shqipëri jemi bërë? Kam frikë se jemi bërë Shqipëria, po pa Enver Hoxhën, sepse Enver Hoxha ishte personalitet. Kam frikë se jemi bërë ‘M*** Katun’, siç themi ne Arvanitasit, shprehje e cila përshkruan një situatë shumë të dëshpëruar”, tha Thodhoros Pangalos.









