• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pangallos: Rama frymëzohet nga Turqia. Shqipëria aleancë si në kohën e Musolinit

by Java News
10/01/2017 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-­ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodhoros Pangallos, i cilëson të pakuptimta kërkesat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë nga Parlamenti grek. Në një shkrim të botuar në të përditshmen greke “To Vima”, publikuar sot në “Panorama”, Pangallos shprehet se këto pretendime të paraqitura nga kryeministri shqiptar, në formën e paketës, janë frymëzim turk, e cila nga ana e saj kërkon që të zhvillojë negociata jo mbi bazën e kuadrit ligjor, por të mbështetura në raportin e forcës.

Pangallos ngre pyetjen në shkrimin e tij nëse a e ka siguruar me të vërtetë Shqipëria e zotit Rama një raport të tillë?! Apo ndoshta mbështetet te premtime marrëdhëniesh të paligjshme, që mund të rezultojnë të kota dhe fatale?! Jo pa ironi, ish-ministri grek i Jashtëm i PASOK-­ut shprehet se hera e fundit që Shqipëria lidhi aleancë kundër Greqisë, ishte me Italinë e Musolinit.

Shkrimi i plotë i Pangallos:

Rrugëtimi i gjatë i Shqipërisë drejt demokracisë postkomuniste filloi më 11 prill 1985. Atëherë vdiq dhe u varros me nderime të mëdha Enver Hoxha, lideri i komunizmit shqiptar, i veçantë në llojin e vet dhe përkrahës i idesë së ndërtimit të socializmit në një vend të vetëm, megjithëse Shqipëria kishte shumë veçanësi dhe ishte jashtëzakonisht e vogël.

Enver Hoxha kishte zhbërë shumë prej strukturave dhe zakoneve shoqërore mesjetare të shqiptarëve dhe kishte kryer shtetëzimin e bujqësisë, aktiviteti kryesor prodhues i popullsisë së vendit. Që prej vitit 1970 e në vazhdim, tirania që ai ushtronte, merr një karakter krejtësisht personal. Pushtohet prej një manie të theksuar persekutimi, sipas së cilës do ta sulmojnë “monarkofashistët” grekë dhe e mbush vendin me bunkerë krejtësisht të panevojshëm nga çdo pikëpamje, në mënyrë që “çdo shqiptar të mbrohet pranë shtëpisë së vet”.

Njëkohësisht, torturat, ekzekutimet dhe përndjekjet sistematike policore nga “Sigurimi” famëkeq, e bënin jetën në atë vend, gjithnjë e më të vështirë.

Me gjithë këto, dhe pavarësisht faktit se Shqipëria, si aleat i Italisë, do të konsiderohet botërisht si një anëtar agresor i Boshtit, me gjithë izolimin e regjimit shqiptar, i cili, edhe në kampin socialist ishte përplasur me Titon e Jugosllavisë fqinje, me revizionistët rusë që prej Kongresit të 20-të dhe në vazhdim me Kinën, Greqia tregoi një interes aq të madh për rivendosjen e marrëdhënieve, saqë në vitin 1987 Këshilli i Ministrave vendosi të heqë gjendjen e luftës midis dy vendeve.

Në vitin 1989, pasardhësi i Hoxhës, Ramiz Alia, pavarësisht pritshmërive të tij, nënshkroi marrëveshjen e Helsinkit, duke njohur në këtë mënyrë ekzistencën e të drejtave të njeriut dhe nevojën e mbrojtjes së tyre.

Sigurisht që Shqipëria nuk u bë demokraci nga njëra ditë në tjetrën, dhe as që ishte ndonjëherë demokratike në të kaluarën.

Por a ishte e nevojshme vallë që shoqëria dhe populli i saj fatkeq të përjetonin atë regjim, që u krijua nga pakica për pakicën, para se ai të transformohej dhe të kërkonte votën e çdo qytetari si dhe shumicën, si bazë legjitimiteti të pushteteve?

Në shumë zona të vendit, regjimi komunist filloi të shkërmoqej dhe kjo gjë pati pasoja të tërthorta për sa i përket mënyrës se si funksionin disa mekanizma represioni të së kaluarës.

Për shembull, rivendosen kontaktet midis fshatrave greqishtfolës që ndodheshin në të dyja anët e kufirit.

Në përmasa të vogla në fillim, por në mënyrë të vrullshme më vonë, shfaqet tendenca e largimit drejt Greqisë, e cila që nga viti 1991 merr përmasa masive.

Llogaritet se në vitin 1992, në një total prej dy milionë banorësh nga popullsia aktive e Shqipërisë, një milion prej tyre, domethënë 50%, kishin kaluar në Greqi.

Në atë periudhë, Antonis Samaras viziton Derviçanin, kryeqendrën e Dropullit, domethënë të zonës më të pastër nga ana e përbërjes së popullsisë, në minoritetin grek.

Ndërkohë që sazet popullore vijonin të luanin, z. Samaras i fton banorët që të vizitonin vëllezërit e tyre në Greqi, të cilët i prisnin krahëhapur.

Kjo “krahëhapur” meriton një diskutim tjetër.

Por është fakt se, përpara se të niste ajo valë imponuese në përmasa e emigrantëve, ushtarët e armatosur të regjimit nuk po u qëllonin më me armë të gjithë atyre që e kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

“Shooting borders” e regjimit shqiptar nuk po i mbanin më të veçuar të dy popujt, të cilët, për shekuj me radhë kishin përjetuar së bashku dhe të përzier me njëri-tjetrin peripeci të shumëllojshme.

Zgjedhjet e para, të cilat u zhvilluan në një nivel minimal lirie, i fiton Partia Socialiste, vazhdim dhe zgjatim i regjimit të mëparshëm.

“Free but not fair” (të lira por jo të drejta) i karakterizon Këshilli i Europës ato zgjedhje. Ky etiketim ishte i saktë.

Nuk ekzistonin, p.sh., në atë periudhë, automjete private dhe ndërtesa private, kështu që kandidadët e opozitës duhej të përballeshin me kundërshtarë që lëviznin me automjete të shtetit dhe i kishin zyrat dhe selitë e tyre elektorale brenda ndërtesave shtetërore.

Në vitin 1992, në zgjedhjet e dyta, fituese shpallet opozita liberale me liderë Sali Berishën dhe Gramoz Pashkon.

Në vitin 1996 realizon vizitë zyrtare në Tiranë Presidenti i Republikës së Greqisë, Kostis Stefanopoulos.

Ministrat e jashtëm të të dy vendeve, Pangallos dhe Serreqi, nënshkruajnë “Traktatin e Miqësisë, të Bashkëpunimit dhe të Fqinjësisë së Mirë”.

Dy vjet më vonë, ky Traktat ratifikohet nga Parlamenti grek.

Ajo që kërkon z. Rama është diçka krejtësisht e pakuptimtë, sepse vendos karrocën para kuajve.

Kërkon që të ratifikohet aposteriori në Parlament vendimi i Këshillit të Ministrave i vitit 1987, në një kohë që ekzistenca e Traktatit të Miqësisë presupozon se marrëdhëniet midis dy vendeve janë rivendosur dhe gjendja e luftës i takon së kaluarës. I gjithë ky diskutim ka karakter propagandistik.

Zoti Rama nuk na e thotë se çfarë dëshiron konkretisht, që ngre këtë çështje inekzistente dhe e përfshin në një paketë çështjesh, prej të cilave, disa ekzistojnë realisht dhe meritojnë një trajtim serioz, ndërsa disa të tjera janë inekzistente, rrjedhimisht krijohen artificialisht.

Por edhe vetë ideja e paketës si e tillë, është e frymëzimit turk dhe ka të bëjë me faktin se Turqia dëshiron “negociata” që nuk do të kenë kuadër të qartë ligjor, por do të mbështeten te raporti i forcave.

Por a e ka siguruar me të vërtetë Shqipëria e zotit Rama një raport të tillë?

Apo ndoshta mbështetet te premtime marrëdhëniesh të paligjshme që mund të rezultojnë të kota dhe fatale?

Hera e fundit që Shqipëria lidhi aleancë kundër Greqisë, ishte me Italinë e Musolinit.

ma.me

Next Post
“21 Janari”/ Gazetari i plagosur: Rihapni hetimet, do dal dëshmitar!

Izet Haxhia: Gardistët e masakrës së  Përmetit në ’97, vranë në 21 Janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In