• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Izet Haxhia: Gardistët e masakrës së  Përmetit në ’97, vranë në 21 Janar

by Java News
10/01/2017 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muaji janar e në vazhdim shënon edhe 20-vjetorin e pranverës së përgjakur të vitit 1997.
Ai cilësohet si viti më i errët për shqiptarët, ku jo vetëm nuk pati bilanc të dëmeve në njerëz dhe në ekonomi, por askush nuk u dënua si përgjegjës, madje u arrit sa drejtuesit e kohës u ricikluan duke marrë sërish frenat e shtetit në dorë. Duke qenë se drejtësia nuk ka bërë asgjë për këtë ngjarje nuk na ngelet gjë tjetër vetëm se ta risjellim në kujtesë tmerrin e atij viti.

Ish badigardi i Sali Berishës, tregon për DITA-n, episode që janë zhvilluar atë kohë dhe që urdhëroheshin nga ish-presidenti i kohës. Në bisedë Izet Haxhia kur e pyesim pse vijon të denoncojë kur drejtësia nuk ka bërë asnjë përpjekje për të nisur ndonjë hetim, ai me buzëqeshje thotë se “unë bëj punën time, të jem me ndërgjegje të pastër”.

Në këtë intervistë të gjatë Haxhia tregon për herë të parë se si ndodhi masakra e Përmetit në 9 mars 1997 ku u vranë në mënyrë barbare gjashtë qytetarë të pafajshëm. Sipas Haxhias ata që ngritën dorë në atë ngjarje ishin njerëz të dërguar nga Tirana me porosi të Berishës dhe Gazidedes.

Ai thotë se dy prej tyre janë dhe pjesë e Grupit të Zjarrit më 21 janar 2011. Haxhia gjithashtu flet dhe për marrëveshjen e 9 Marsit, tentativën e Berishës për të braktisur vendin dhe mbrojtjen që iu bë ish presidentit nga truprojet.

“Doja të përmendja njërin prej tyre, masakrën e Përmetit që u krye më 9 mars e ku mbetën të vrarë gjashtë persona të pafajshëm. Kjo masakër u krye nga rekrutë të armatosur nga PD dhe të dërguar në jug për të shtypur revoltën popullore, siç e cilësoj unë tani atë që ndodhi në atë kohë apo rebelimin komunist siç e quante dhe e quan “antikomunisti” Berisha.

Ata që hapën zjarr mbi ata njerëz të pafajshëm që po iknin nga kaosi i shkaktuar në qytet u vranë me gjakftohtësi edhe pse ishin të PD dhe të paarmatosur, vetëm që të shkaktohej panik e terror tek popullata civile. Dy nga personat që kanë kryer këtë masakër me mitralozë të lehtë kanë marrë pjesë edhe në grupin e zjarrit më 21 janar si pjesëtarë të Gardës së Republikës ku u vranë katër persona të pafajshëm.

Njeri prej tyre është edhe tezaku i Berishës siç thërrisnin tek Garda, Sadik Çelaj. Është rasti i vrasjes së policit të komisariatit të Fierit në Qafën e Cakranit nga ana e dy pjesëtarëve të SHIK-ut me origjinë nga Mirdita. Edhe këta njerëz të besuar të Berishës e Xhahit Xhaferit.

Apo rasti i vrasjes së policit përballë hotel Rognerit është bërë nga pjesëtarë të grupit që mbronin Berishën dhe personi që ka qëlluar mbi policin është një afërt i Berishës me emrin Asim Kojeli. Këto ishin vetëm disa nga ato ngjarje kriminale që unë kam dijeni të plotë për to, por ka akoma ngjarje të tjera të pazbuluara që janë zhytur në pluhurin e harresës sepse asnjërës palë nuk i ka interesuar t’i zbardhë ato”.

ma.me
Next Post
KOMISIONI/ Reforma zgjedhore, pikat ku ndahen PS dhe PD

KOMISIONI/ Reforma zgjedhore, pikat ku ndahen PS dhe PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In