• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pandemitë, tani dhe dikur

by Java News
17/10/2020 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
History Today

Përdorimi dhe kuptimi i termave të endemisë, epidemisë, dhe pandemisë ka ndryshuar rrënjësisht me kalimin e kohës dhe madje edhe sot nuk ka një përkufizim të qartë.

Në Greqinë e lashtë, pandemi do të thoshte ‘diçka që lidhet me të gjithë njerëzit’.

Kur termi pandemi  (ose ‘pandemick’) filloi të përdorej në shkencën e hershme moderne, termi u përdor si sinonim i epidemisë dhe u cilësua si një sëmundje që përhapet në një popullatë, sesa një sëmundje që përhapet papritur.

Në shekullin e 19-të, pandemia dhe epidemia mbetën ende sinonime të njëra-tjetrës. Në botimin e fjalorit të tij në vitin 1828, Noe Uebster  e përcaktoi pandeminë si ‘Incident për një popull të tërë; ndërsa epideminë; si një sëmundje pandemike’.

Zhvillimi i paradigmave

Në fund të shekullit të 19-të, përkufizimi i pandemisë, me konotacionet e saj tashmë të njohura si e  ‘papritur’ dhe ‘gjeografikisht e përhapur’, erdhi në vëmendjen e të gjithëve.

Dy sëmundje mendohet se kanë bërë dallimet mes tyre: kolera dhe gripi. Akute dhe shumë ngjitëse, këto sëmundje përfshinë globin në valë të përsëritura.

Teoria e mikrobeve e bëri më të lehtë për të kuptuar sëmundjet si fenomene të shkaktuara nga agjentë të veçantë, të lëvizshëm. Imperializmi Europian  i dha jetë  ‘gjeografisë mjekësore’ dhe ‘mjekësisë tropikale’, duke i konceptuar  sëmundjet në terma planetarë. Në vitet 1870 dhe 1880 fjala pandemi filloi të përdorej më gjerësisht dhe më pas, siç argumentuan David Morens, Gregory Folker dhe Anthony Fauci në 2009, përhapja e pandemisë së gripit 1889-92 bëri që termi pandemi të përdorej më gjerësisht, transmeton abcnews.al

Pandemia e viteve 1889-92 ‘erdhi si një befasi totale; nuk kishte pasur ndonjë epidemi më të madhe që nga viti 1847-8 ‘. Pandemia u përhap me  shpejtësi në të gjithë botën dhe  besohet se e ka origjinën nga Azia Qendrore ose Rusia. Pandemia u përhap në Europën Perëndimore dhe SHBA deri në fund të dhjetorit.

Pacientët kishin ethe dhe probleme me frymëmarrjen duke zhvilluar shpeshherë edhe pneumoni. Sipas vlerësimeve rreth gjysma e Francës dhe pothuajse gjysma e Gjermanisë u infektuan. Shkalla e vdekshmërisë  ra në mënyrë disproporcionale tek të moshuarit.

Shkaku i kësaj pandemie mendohet se është i njëjtë si gripi. Kjo hipotezë mbështetet në përshkrimet bashkëkohore klinike, si dhe modelin e përhapjes dhe përsëritjes së saj.

Shkaku i pandemisë së viteve 1889-92 ishte: Koronavirusi  OC43. Kjo është një nga shtatë llojet e koronaviruseve  që mund të infektojnë njerëzit. Mund ta quajmë si kushëriri i SARS-CoV-2.

Infeksioni OC43 shkakton ftohjen e zakonshme dhe është një nga patogjenët më të përhapur të frymëmarrjes në botë.  Mikrobiologët përdorin një mjet të njohur si ‘ora molekulare’ për të vlerësuar periudhën e ngjarjeve evolucionare, duke përdorur shkallën e mutacionit për të matur kohën që i nevojitet një patogjeni të ndryshojë në një tjetër.

Sipas të dhënave të një analize, virusi OC43 u shfaq në 1890.

I pamëshirshëm

Ky patogjen u shfaq vetëm 130 vite më parë, rreth kohës kur fjala pandemi fitoi një përdorim të gjerë. Historia e sëmundjes njerëzore është historia e evolucionit të pamëshirshëm të patogjenit, i nxitur nga ndryshimi shpejtë i njerëzimit.

Historia e virusit nuk ofron ‘shembuj udhëzues’ dhe nuk të krijon mundësi për të zhvilluar ndjenjën e ndërveprimit të vazhdueshëm midis zhvillimit shoqëror njerëzor dhe evolucionit të patogjenit.

Marrin si shembull Murtajën Antonine, e cila goditi Perandorinë Romake gjatë mbretërimit të Marcus Aurelius.  Murtaja shpërtheu në 166 pas Krishtit dhe filloi të përhapej  në të gjithë Perandorinë nga ushtritë që ktheheshin nga  Parthia.

Pavarësisht se grekëve dhe romakëve u mungonte një ekuivalent mjekësor për të përcaktuar  fjalën pandemi, burimet e përshkruajnë qartë murtajën si: një ngjarje e papritur, shpërthyese, që u përhap gjeografikisht  kudo.

Sipas të dhënave historike murtaja preku  të gjithë botën, shkaktoi shumë viktima nga kufijtë e Persisë deri në Rhein dhe në Gali.

Burimet letrare si hiperbolike ose retorike, dëshmojnë, në mënyrë të pavarur dhe të vazhdueshme, nga çdo zhanër dhe pikëpamje e mundshme, përmes mediave dhe gjuhëve të ndryshme, se kjo murtajë ishte një ngjarje madhore.

Me fjalë të tjera, pandemia ishte diçka e panjohur. Shoqëritë e Perandorisë Romake kishin një barrë të rëndë të sëmundjeve infektive në çdo kohë. Sëmundjet endemike si malarja, tuberkulozi, tifoja dhe një sërë infeksionesh gastroenterite përfshinë popullin romak.

Si në çdo shoqëri ku mbizotërojnë sëmundjet infektive, niveli i vdekshmërisë pëson ndryshime nga sezoni në sezon, nga viti në vit. Nëse Italia e lashtë ishte si Italia mesjetare, atëherë sëmundje të tilla si malarja cilësohen si endemike dhe epidemike.

Në një shoqëri ku mjekësia nuk ishte shumë e përparuar njerëzit e dinin së shkalla e vdekshmërisë ishte e lartë. Por kronikat dhe historitë antike nuk tregojnë për raporte të larta të viktimave.

Sipas të dhënave të tjera historike, murtaja u përhap në të gjithë Italinë në të njëjtin vit pas vrasjes së Julius Caesar. Pas një ngjarje të madhe dhe tragjike sa vrasja e Cezarit  vendi u përball edhe me një epidemi rajonale.

Duke pasur parasysh shpejtësinë, forcën dhe shtrirjen gjeografike të Murtajës Antonine, agjenti ishte ndoshta një patogjen që mund të ketë origjinën nga Mesdheu i lashtë.

Sekuencat e gjenomit

Edhe pse nuk dihet se çfarë patogjeni shkaktoi murtajën Antonine,  duhet të mësojmë  më shumë rreth historisë të patogjenëve njerëzorë nga sekuencat e gjenomit.

Në librin “Murtaja dhe Populli” (1976), William McNeill fliste për një histori në të cilin Revolucioni Neolitik ishte pika themelore e historisë së sëmundjes. Mënyra e jetesës dhe kafshët shtëpiake bënë që të shfaqeshin sëmundje të reja në të gjithë Botën e Vjetër.

Kjo histori nuk është aq e gabuar. Me një numër të madh të dhënash gjenetike mund të shihet më qartë se kafshët e egra (sidomos lakuriqët e natës dhe brejtësit, por edhe primatët dhe zogjtë) kanë qenë shkaktar i sëmundjeve të reja infektive.

Përvoja  romake nuk ofron mësime por tregon perspektivë. Rritja e popullsisë njerëzorë (300 milion në kohën e murtajës Antonine, tani drejt tetë miliardë) është pjesë e një përshpejtimi afatgjatë të shtimit njerëzor dhe shfrytëzimit të planetit.

Ndërsa rritja e popullsisë vazhdon të rritet gjithashtu rritet ekspozimi ynë ndaj patogjenëve të rinj dhe mundësia për t’u infektuar.

Pandemia aktuale është pjesë e këtij modeli. Historia e sëmundjeve infektive  ndihmon njerëzimin të kuptojnë se asgjë nuk është  e pamundur dhe e habitshme. Ashtu si ndodh një tornado në Oklahoma kur vjen pranvera, një pandemi e tillë ishte e pashmangshme, megjithëse ishte e vështirë të parashikohej. Dhe kjo pandemi nuk do të jetë e fundit.

Next Post
Shefi i Komisariatit në Urën Vajgurore infektohet me koronavirus/ Pozitiv edhe një punonjës bashkie

Shefi i Komisariatit në Urën Vajgurore infektohet me koronavirus/ Pozitiv edhe një punonjës bashkie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

June 21, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

June 21, 2026
Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

June 21, 2026
VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

June 21, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Kali i pushtetit

June 21, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Protesta që e di cilët do të heqë nga puna, por jo cilët dëshëron të marrë në punë

June 21, 2026
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

June 21, 2026
“Epsteini” ynë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

June 21, 2026
“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

June 21, 2026
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In