• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pandemia, shkenca dhe politika

by Java News
15/04/2020 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof.Dr. Besnik Baraj

Prej vitesh nuk kanë munguar paralajmërimet e shkencëtarëve për rreziqet që i kanosen jetës në Tokë, përfshirë dhe atë nga viruset. Në vitin 2007, në revistën e mirënjohur “Clinical Microbiology”, një grup shkencëtarësh paralajmëronin se “praktikat në Kinën Jugore të ngrënies së kafshëve ekzotike, të cilat janë rezervuarë të viruseve SARS-CoV, përbën një bombë, shpërthimi i së cilës është ҫështje kohe”. Ndërsa në 2016, figura më e spikatur shkencore në 50 vitet e fundit Stephen Hawking paralajmëroi “Ne po përballemi me një numër kërcënimesh: luftën bërthamore, ngrohjen globale dhe viruset e modifikuara gjenetikisht në rrugë inxhinjerike”.

Këto e të tjera paralajmërime thuajse nuk janë vlerësuar nga politikbërësit. Qartazi kjo duket në mungesat e politikave shtetërore në financimet e studimeve dhe projekteve shkencore në tërësi dhe për gjetjen e zgjidhjeve dhe shmangien e këtyre rreziqeve në veҫanti. Kjo duket gjithashtu në mungesat e financimeve adekuate për arsimin dhe shkencën në një sërë vendesh. Jo rrallë herë në nivelet formuese të gjeneratave ka një mospërputhje midis programeve arsimore dhe infrastrukturës zbatuese të njohurive (laboratore etj). Kjo mospërputhje është e ndjeshme edhe në vendin tonë.

Ja ҫfarë shkruan drejtori i revistës prestigjioze “Science”, Holden Thord, në editorialin e fundit (mars 2020): “…Ju nuk mund të fyeni shkencën në periudhat kur nuk keni nevojë për të dhe papritur të këmbëngulni në kërkesa, që shkenca nuk mund t’u japë përgjigje… Në 4 vitet e fundit, buxheti i Presidentit Trump ka bërë shkurtime të mëdha për Qendrën e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve si dhe për Institutin Kombëtar të Shëndetit…ka 4 vjet që shkenca është injoruar dhe dëmtuar.. Filloni ta trajtoni shkencën dhe parimet e saj me respekt! Tani, papritmas presidenti Trump u drejtohet shkencëtarëve … “Më bëni një favor, nxitoni, nxitoni në prodhimin e një vaksine..””

Gjithësia e globit tonë është një bashkësi e larmishme speciesh dhe ekosistemesh, të cilat mund të shihen të vendosura brenda në një anije, ku ecuria e saj, cilësia e udhëtimit të saj drejt të ardhmes, varet shumë nga mënyra si drejtohet e menaxhohet nga specia më e lartë, njeriu. Faktori kryesor që përcakton suksesin e udhëtimit dhe jetëgjatësinë e saj varet nga kujdesi dhe dashuria që ka njeriu ndaj kësaj anije, nga vizioni i drejtuesve të saj. Në një fragment të letrës, që thuhet se Albert Ajnshtain i ka dërguar së bijës, ai shkruan.

“Është një forcë që përfshin dhe i sundon të gjithë; që fshihet pas çdo fenomeni në univers. Kjo forcë është dashuria….Dashuria është Zoti dhe Zoti është dashuri. …., Nëse duam mbijetesën e specieve, nëse duam të gjejmë kuptimin e jetës, nëse duam të shpëtojmë botën dhe çdo gjallesë që e popullon atë, dashuria është përgjigjja e vetme.”

Për fat të keq historia ka treguar se njeriu me makutërinë e tij e ka zbehur shumë elementin dashuri, duke i sjellë dëme të mëdha natyrës dhe vetvetes. Dëmtimi i pyjeve, shfrytëzimi absurd i burimeve natyrore, ndotja e tokës, e ajrit dhe ujrave sipërfaqësore, emisioni i gazeve serrë, erozioni masiv, mënyra si trajtohet bota shtazore (gjuetia e egër dhe kufizimi i habitateve të tyre), luftrat dhe zhvillimi i armëve atomike, ka treguar se njeriu jo vetëm nuk shfaq dashuri për natyrën dhe vetveten, por përkundrazi është shumë agresiv dhe armiqësor.

Sot ndodhemi në një situatë dramatike, ku përhapja e virusit ka përfshirë tërë rruzullin. A ka gjasë që pas koronavirusit njeriu të reflektojë? Ne sot e shohim me emocion dhe dhimbje të thellë këtë situatë, pasi jemi aktorë e subjekt të këtyre ngjarjeve. Rëndom dëgjojmë personalitete botërore, krerë shtetesh të zhvilluara të pohojnë se “pas kësaj bota do të jetë ndryshe”. Po a nuk ka kaluar njerëzimi situata të ngjashme në 100 vitet e fundit? Kujtoj Luftën e Parë Botërore ku përveҫ shkatërrimeve të shumta, njerëzimit i kushtoi rreth 10 milion viktima.

Në vitet 1918-1920 gripi spanjoll flitet se shkaktoi rreth 40-50 milion viktima. Lufta e Dytë Botërore shkaktoi më shumë se 50 milion viktima. Më tej luftrat rajonale, pas 1945, kanë shkaktuar miliona viktima të tjera. A nuk ka patur pas këtyre ngjarjeve gjatë 100 viteve, njerëz të njohur, politikanë të flasin e të thonë shprehjet “ pas kësaj … bota do jetë ndryshe”? A ndryshoi bota, politikat e mirëmenaxhimit të anijes ku kemi hipur të gjithë? A u investua më pak në armët e vdekjes pas Luftës së Parë apo të Dytë?

U rrit vërtet komoditeti i jetesës në shumë vende, por kjo ndodhi edhe në kurriz të natyrës, shfrytëzimit të burimeve natyrore e shfrytëzimit jo etik të njeriut, duke sjellë disekuilibra të mëdha në natyrë por edhe në shpërndarjen e pasurisë. Edhe pse flitet për zhvillim të qendrueshëm, jemi shumë larg saj, edhe pse flitet për zhvillim arsimor e shkencor në shkallë të lartë, realiteti i pandemisë tregoi se jemi larg slloganeve të politikanëve globalë. Mjafton të shohësh qendrimin që mbahet ndaj financimit të punës shkencore dhe arsimit, ndaj kujdesit shëndetësor, për të kuptuar sa larg jemi. Shëndetësia sot është sektori ku po ndihet më shumë ndikimi negativ i kësaj mungese të vëmendjes, madje në vendet më të zhvilluara të globit (Itali, Spanjë, Angli, SHBA etj).

Edhe sot dëgjojmë se ” bota do të jetë ndryshe pas korona virusit….” A do të ndryshojë vërtet bota pas kësaj? A do ketë më shumë shtretër për 1 milion banorë nëpër spitale, a do të shihen ekipet spitalore me po kaq vëmendje e dashuri pasi të kalojë kjo pandemi? A do të investohet më shumë në arsim dhe shkencë (imagjino sa shpenzohet për luftën!!!). A do të ketë më shumë bashkëpunim në fushën e shkencës në dobi të zhvillimit dhe mbrojtjes së njerëzimit? A do kemi bashkëpunim për prodhim të vaksinave dhe jo konkurrencë kush ta bëjë i pari për të kapur tregun? Këto do i tregojë koha, por realisht pak shpresa kam që dashuria për anijen tonë të përbashkët, dashuria për njeriun dhe natyrën do mbizotërojë në rrugëtimin tonë.

Next Post
“Papunësia, taksat e likuiditeti”, Denaj mbledh me urgjencë Këshillin e Investimeve për shqetësimet e biznesit

“Papunësia, taksat e likuiditeti”, Denaj mbledh me urgjencë Këshillin e Investimeve për shqetësimet e biznesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

April 28, 2026
Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 28, 2026
Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

April 28, 2026
Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

April 28, 2026
Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

April 28, 2026
Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

April 28, 2026
Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

April 28, 2026
Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

April 28, 2026
Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

April 28, 2026
Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In