• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Papunësia, taksat e likuiditeti”, Denaj mbledh me urgjencë Këshillin e Investimeve për shqetësimet e biznesit

by Java News
15/04/2020 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Investimeve. Në mbledhje është diskutuar impakti në ekonomi i situatës së krijuar nga pandemia, si dhe nevojat për ridimensionim të ekonomisë në sektorë kyç në një periudhë afatmesme.

Situata e krijuar në ekonomi nga koronavirusi dhe nevoja për ridimensionin të sektorëve kyç në afatmesëm është diskutuar në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Investimeve, nën drejtimin e ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

Ministrja prezantoi rezultatet e një anketimi që është zhvilluar me rreth 360 biznese.

Katër çështje janë vënë në dukje nga sondazh. Bizneset janë të shqetësuar më së shumti nga papunësia, rimbursimi i TVSH-së, ndërkohë që kërkojnë zbutje të gjobave nga administrata tatimore. Po ashtu, shqetësim për ta është likuiditeti, ndërkohë që kërkojnë ndihmë për rigjenerimin e agroindustrisë me skema të plota mbështetjeje dhe subvencioni.

Bizneset me të ardhura mbi 14 milionë mendojnë se shtyrja e afatit të pagesës së kredive është masa më e mirë e marrë nga qeveria, e ndjekur nga garancia sovrane dhe shtyrja e afatit të dorëzimit të pasqyrave financiare.

Po ashtu, bizneset me të ardhura më pak se 14 milionë mendojnë se masat mbështetëse ndaj biznesit të vogël, e shoqëruar nga pagesa e pagave dhe riskedulimi i pagesës së tatim-fitimit janë efektive.

Me mjaft rëndësi, sipas Ministres Denaj, është diskutimi me anëtarët e Këshillit të Investimeve lidhur me nevojën për ridimensionimin e zhvillimit ekonomik në periudhë afatmesme në disa sektorë kyç, të cilët së fundmi janë prekur nga pandemia COVID-19, ndërsa më parë nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Përfaqësuesit e biznesit kërkuan që nga ana e Qeverisë të merren masa në raport me disa industri të caktuara si ato fasonë, për të mbajtur në punë punonjësit, si dhe për ridimensionimin e kërkesave për penalitetet të cilat duhet të zbuten në këtë periudhë, si dhe për pushtetin vendor, i cili duhet të reflektojë me lehtësimin e taksave. /e.s/

Next Post
“Makinën hidhe në instagram, nuk do kush të të shohë në rrugë”, Braçe-qytetarëve: Çmoni shërbimin e mjekëve

“Makinën hidhe në instagram, nuk do kush të të shohë në rrugë”, Braçe-qytetarëve: Çmoni shërbimin e mjekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com