• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pandemia/ Rritja e numrit të vdekjeve, kontrolle të rrepta për procedurat e varrimit në Kosovë

by
12/09/2021 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektori sanitar, Ibrahim Tërshnjaku, ka bërë të ditur se deri më tani një nga masat më të respektuara ka qenë varrimi i të vdekurve me Covid-19, sipas rekomandimit të institucioneve.

Sipas tij, kjo ceremoni bëhet vetëm në praninë e familjarëve të ngushtë. Ai theksoi se janë disa procedura paraprake që duhet kryer sa i përket varrimit të tyre dhe se të gjitha këto varrime kryhen nën përcjellje të Policisë dhe inspektoriatit sanitar.

“Me përgjegjësinë më të madhe mund të them se një nga procedurat më të respektuara dhe që meriton lëvdatë është çështja e të vdekurve ku futet në një qese speciale e pastaj ajo futet në arkivol mbyllet hermetikisht dhe ka persona të trajnuar shëndetësorë që merren me këtë punë. E më pas përmes informatave në institucionet përgjegjëse në inspektoratin sanitar dhe Policinë, delegohen informatat që me kohë të caktuar dhe në kritere të përcaktuara të varrimit, inspektorët dhe policia e Kosovës bën mbikqyrjen e procedurave të varrimit”.

Ai ka sqaruar se procedura për varrosjen e personave me Covid-19 është e bazuar në Ligjin për sëmundje ngjitëse dhe çdo person që vdes nga infeksioni, pas vdekjes mbyllet hermetikisht në arkivol dhe bartet deri në varreza.

“Pra duhet të kemi parasysh se nuk dërgohet kufoma në shtëpi apo në ndonjë hapësirë, por drejt me përcjellje të Policisë nga institucioni shëndetësor e deri te varrezat ku prezenca e inspektorit sanitar është deri të përfundon procedura e varrimit, ku pastaj bëhet dezinfektimi i vendit i automjetit ku është bërë transporti dhe si i tillë raportohet për mënyrën e varrimit që është kryer me procedurë të rregullt”.

 

 

Tërshnjaku ka theksuar se deri më tani nuk kanë lejuar të kryhen asnjë nga ritualet fetare dhe se të gjitha varrimet janë kryer në një mënyrë precize.

“Deri më tani në asnjë moment nuk kemi lejuar që të kryhen ndonjë nga ritualet fetare, prandaj në këtë drejtim i jam mirëjohës që kemi respektuar masën sanitare në mënyrë shumë precize. Ka pasur raste që ka pasur vdekje shumë të dhimbshme ne nuk kemi lejuar që kufoma të shkojë në shtëpi, por vetëm me procedura të përcaktuar me rregullore”.

Imami kosovar, Labinot Maliqi thotë se është shumë e vështirë që varrimi të bëhet në këtë mënyrë e pa rituale fetare siç ka qenë traditë për të gjithë, raporton Ekonomia Online. “Kjo është shumë e vështirë sepse e shton dhimbjen edhe më shumë, pasi e dimë që dhimbja kërkon të ndahet me të tjerët e sidomos kur duhesh ta përballosh vetëm apo me një rreth të ngushtë familjar. Natyrisht se kjo në njëfarë forme e bën më të papërballueshme dhimbjen dhe mungesën e familjarit, por përderisa këto janë masat që janë marrë ndërkombëtarisht edhe nga mjekësia ligjore dhe nga instancat kompetente normalisht që duhet zbatuar pavarësisht se është diçka e hidhur”, tha Maliqi.

Ai shton se kjo bëhet për një qëllim të mirë, në mënyrë që shpërndarja e infektimit të mos bëhet te të tjerët sado që e shton dhimbjen dhe emocionin. “…por kjo është bërë për një qëllim të mirë në mënyrë që të mos bëhet shpërndarja e virusit tek ata që nuk janë të infektuar. Kjo e shton dhimbjen, emocionin për shkak se nuk kemi mundësi që të varroset ashtu me rituale siç jemi mësuar dhe si ka qenë traditë tek populli ynë”, tha ai.

/b.h

Next Post
Mot i kthjellët dhe temperatura në rritje/ Çfarë duhet të dini nëse do udhëtoni në jug të vendit

Si parashikohet të jetë moti sot në gjithë vendin dhe surprizat që pritet të na shoqërojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com