• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pandemia preku 30 mijë biznese shqiptare në Itali, ambasadori Bucci: Tani ekonomitë duhet të hapen!

by A R
17/05/2020 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë me mijëra bizneset shqiptare në Itali të goditura nga pandemia. E po ashtu edhe sipërmarrjet italiane që operojnë në Shqipëri.

Teksa flet në shifra për dëmet, ambasadori italian Fabrizio Bucci thotë në një intervistë për Tv Klan, se turizmi, fasoneria dhe call-center janë sektorët  më të goditur në të dy vendet, dhe parashikon edhe tkurrje të shkëmbimeve tregtare.

“Në Itali janë më shumë se 30 mijë biznese ku janë pronarë shqiptarë. Pra prezenca shqiptare në Itali është shumë e madhe në të gjithë sektorët. E njëjta përsa i përket italisë. Italia është partneri kryesor tregtar për Shqipërinë.. Janë mbi 2 mijë kompani italiane që operojnë në Shqipëri në të gjithë sektorët. Unë pres që brenda fundit të vitit të shihen të dhënat e shkëmbimeve Itali-Shqipëri dhe ka mundësi të shihet një tkurrje e fortë. Ka shumë investitorë italianë që kanë shkuar në Itali këto dy muajt e fundit duan të kthehen në Shqipëri pasi ndihen në emergjencë për të vendosur në punë motorët e ekonomisë, sigurisht në respekt të rregullave dhe kujdesit të sigurisë ndaj punonjësve të tyre”.

Ambasadori vlereson se mbyllja e aktiviteteve dhe kufizimi i lëvizjes ishin masat e duhura të ndërmarra nga autoritetet, si në Itali ashtu edhe në Shqipëri. Por tani thotë se ekonomitë duhen hapur.

“Në Itali fatkeqësisht ishim pak pionierët e kësaj situate pasi ishim vendi që priti goditjen e parë dhe pas çorientimit shoqëror besoj që qeveria jonë zgjodhi masat e duhura për mbylljen e gjithçkaje. Pra për menaxhimin e virusit mund të themi që masat e marra kanë kontibuuar në rrafshimin e kurbës dhe për të penguar përhapjen e virusit. Në Shqipëri ishin shumë të vendosur duke vënë rregulla shumë të forta, shumë strikte, por nëse shikojmë të dhënat në fund këto masa mbrojtën shumë jetë njerëzish dhe minimizuan dëmet. Sepse fatmirësisht numri i vdekjeve dhe infektimeve në Shqipëri është në shifra të përmbajtura, edhe në terma përqindjeje, krahasuar me vende të tjera. Tani i gjithë fokusi i Shqipërisë dhe Italisë është rimëkëmbja e ekonomisë, pasi nëse ekonomia nuk rifillon do të thotë shumë të papunë, do të thotë të mos kesh para për të jetuar, do të thotë një jetesë të vështirë për të gjitha familjet e personat”.

Ndihmën e  Shqipërisë me dy ekipe mjekësh dhe infermierësh, e cilëson një gjest të madh, në një kohë kur i gjithë populli italian ndihej i braktisur nga Europa.

“Dua të falenderoj edhe njëherë popullin shqiptar dhe qeverinë shqiptare për atë gjest të jashtëzakonshëm. Në Itali kishte një impakt të madh, sepse të marrësh ndihmë nga Shqipëria, ishte diçka shumë e madhe. Shumë miq më shkruajtën dhe thanë që Shqipëria po na qëndron me të vërtetë afër, në një kohë kur Europa na braktisi”.

Por veç menaxhimit të pandemisë, ambasadori Bucci ka një apel për politikën, për t’u bërë bashkë për një çështje thelbësore si reformat integruese.

“Ftoj të gjitha  partitë politike për të bashkëpunuar për atë që është një objektiv thelbësor, për të gjithë Shqipërinë. Pasi nuk është objektiv vetëm i qeverisë apo një partie, por është në interes të të gjithë Shiqipërisë që negociatat të ecin me shpejtësi përpara dhe të mbyllen sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ambasadori Bucci sjell në vëmendje se integrimi bazohet tek përshpejtimi i reformave dhe që reformat të jenë të qëndrueshme, është i nevojshëm kohezioni mes të gjitha forcave politike.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

November 24, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

November 24, 2026
Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

November 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

November 24, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Reforma zgjedhore, Balla: Ligji për financimin e partive duhet miratuar deri më 31 dhjetor. Jemi pro votimit dhe numrit elektronik

November 24, 2026
Optimizëm në Bruksel për negociatat e Shqipërisë! Koopman: Rezultatet e integrimit varen nga ecuria e reformave

Optimizëm në Bruksel për negociatat e Shqipërisë! Koopman: Rezultatet e integrimit varen nga ecuria e reformave

November 24, 2026
Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

November 24, 2026
Harta e re Territoriale, Balla: Jemi ende në konsultime, do presim afatin 60 ditor, qëllim përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarit!

Përjashtimi i Spiropalit nga Grupi, Balla: Më vjen keq që pas 9 vitesh arritëm në këtë vendim! Neni 28 i Statutit…

November 24, 2026
Zbardhet dëshmia e familjes Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën

Zbardhet dëshmia e familjes Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën

November 24, 2026
Veliaj letër nga burgu në gjykatë: Nuk kërkoj të bëj botoks, por të operoj këmbën e thyer!

Veliaj letër nga burgu në gjykatë: Nuk kërkoj të bëj botoks, por të operoj këmbën e thyer!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In