• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pandemia”/ Meta sulmon Ramën nga Roma: Autokratët ngjallën frikë dhe abuzuan, u përdor ushtria. Covid ishte trysni për…!

by Java News
01/11/2021 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti Konferencën Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19, multilaterizmi për një të ardhme më të mirë”, që po zhvillohet në Romë, e organizuar nga Këshilli i Koorporatës Europiane për Afrikën dhe Lindjen e Mesme.

Në aktivitetin ku merrnin pjesë Presidentë dhe autoritete të larta shtetërore, personalitete të politikës dhe shëndetësisë botërore, kreu i shtetit tha se pandemia e koronavirusit krijoi dhe paraqiti një kërcënim të madh për botën.

Më tej, Meta theksoi se pandemia vuri në pikëpyetje efikasitetin dhe kapacitetet e shteteve për të parandaluar dhe për ta kontrolluar këtë virus të rrezikshëm.

Lidhur me këtë, Presidenti theksoi se të gjithë e dimë se mungesa e një protokolli të unifikuar standard për kontrollin e pandemisë dhe disa masave të caktuara kontradiktore e jo të bazuara në kërkime thelbësore shkencore, krijuan një terren të përsosur për abuzimin e pushtetit, veçanërisht nga autokratët dhe regjimet e tyre.

“Shfaqja e panevojshme e forcës, ndonjëherë edhe me praninë e strukturave ushtarake, imponoi pengesa të panevojshme si dhe kufizime të lirisë së qytetarëve. U vendosën masa të pakuptimta ‘drakoniane’, shumë të rrepta e të pajustifikuara shkencërisht.

Shtyrja e zgjedhjeve dhe privimi i njerëzve nga e drejta e votës u përfshi dhe zuri vend në agjendën e disa autokratëve në emër të kontrollit të pandemisë. Këto nuk ndihmuan aspak në drejtim të kontrollit të pandemisë! Përkundrazi, vendet që iu nënshtruan masave të tilla, përjetuan numrin më të madh të të infektuarve dhe të viktimave.

Vendet dhe politikanët, të cilët dëgjuan dhe ndoqën me kujdes këshillat e shkencës dhe kërkimit shkencor, ishin shumë më tepër efikasë e më të suksesshëm në kontrollin e pandemisë së koronavirusit. Qëllimi i autokratëve nuk ishte të kontrollonin në mënyrë efikase pandeminë e koronavirusit, por që të instalonin frikën dhe të shtypnin protestat e shoqërisë civile, të drejtuara kundër shkeljes së të drejtave kushtetuese të imponuara prej tyre.

Pandemitë si COVID-19 janë sfida globale, të cilat mund të luftohen dhe kontrollohen vetëm në mënyrë globale. Prandaj, duhet të krijohet dhe të funksionojë mekanizmi i përbashkët i parandalimit dhe kontrollit të epidemive globale. Ndryshimet klimaterike, si dhe ngrohja globale me siguri që do të përshpejtojnë rrezikun e sëmundjeve të reja në mbarë botën. Prandaj, ne duhet të veprojmë tani! Jam i sigurt se kjo konferencë do të kontribuojë për të dhënë mesazhin që duhet si dhe për ta nisur atë në drejtimin e duhur! Ju faleminderit!”-tha Meta./m.j

Next Post
Lëvizje të dyshimta dhe… zbulohet shqiptari që trafikonte kokainë në Itali

Kapet shqiptari, ishte kapoja e bandës që kishte kryer vjedhje me vlerë 150 mijë Euro

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    4 years ago

    Nevojtore njeri!

    Reply

Leave a Reply to Kometa 001 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In