• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pandemia / Debati për orët e punës në javë, raporti për Europën dhe “fytyra” tjetër e Shqipërisë

by A R
27/08/2020 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpjekjet për të frenuar krizën e Covid-19 kanë hapur në botë diskutimet lidhur me shkurtimin e orëve të punës që duhen të realizojë një i punësuar për një javë, edhe si një mjet për të ruajtur vendet e punës.

Unioni më i madh i tregtisë i Gjermanisë, IG Metall, ka propozuar një javë me katër ditë pune, si një mënyrë për të kufizuar humbjen e vendeve të punës në industrinë automotive. Kjo edhe pse Gjermania është një nga vendet ku punohet më pak orë në javë, me 34.2, nga 36.2 orë në javë që është mesatarja europiane.

Eurostat ka publikuar së fundmi të dhënat për orët mesatare që punohet në javë në shtetet e Europës për vitin 2019. Për Shqipërinë të dhënat mungojnë, ndërsa INSTAT e raporton informacionin e fundit që nga 2016.

Por, nëse krahasohen të dhënat e Eurostat dhe INSTAT rezulton se shqiptarët janë ndër vendet që punojnë më gjatë në Europë, me rreth 43 orë në javë. Megjithatë, përjashtim në vendin tonë bën rasti i kompanisë ‘Gremi Clinic’ e cila i ka aplikuar e para studimet e tregut duke reduktuar orët e punës në 7 orë në ditë. Në këtë rast përfshiret edhe pushimin e drekës për të cilën kompania ka investuar duke hapur një ambjent të posaçëm në restorant që punonjësit të drekojnë pa pagesë. Padyshim, fundjava dhe festat zyrtare të paguara.

E thënë ndryshe, orari i punës është reduktuar në 35 orë në javë. Pavareësisht këtij shkurtimi, kompania “Gremi Clinic” konfirmon trendin e rritjes ekonomike krahasimisht me vitin e kaluar dhe jo vetëm. Shoqëria ka njohur rritje edhe në kohë pandemie. “Gremi Clinic” deklaron se ka tejkaluar 100% rritjen e muajt qershor korrik të këtij viti dhe se pret një rritje me mbi 50% në muajin gusht.

Kjo politikë sociale e ndjekur nga kompania në fjalë, është e guximshme në raport me vendet e Europës së zhvilluara. Ky rast në Shqipëri, me 35 orë pune në javë, lë pas Italinë me 36 orë punë në javë (orari më i reduktuar pasi kontratat e punës më të shpeshta janë 40 orë në javë). Gjithashtu vendimi i sipërmarrësve shqiptarë lë pas Spanjën, Britaninë e Madhe etj.

“Kompania do ndërrmarrë sërisht iniciativa për të reduktuar orarin e punës. Dëshirojmë që së shpejti të shkojmë me 31 orë e 30 minuta në javë” – thekson sipërmarrësi Dritan Gremi.
Kjo do të thotë se në këtë biznes, punonjësit kanë të njëjtin orar pune si në Gjermani dhe në Francë ku shqiptarët aspirojnë të punojnë dhe jetojnë.

Next Post
Sot 158 qytetarë fituan betejën me COVID-19, Manastirliu publikon foton e mjekëve

Sot 158 qytetarë fituan betejën me COVID-19, Manastirliu publikon foton e mjekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In