• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Panariti: Asgjësim kafshëve të prekura nga dermantoza, kompensim pronarëve

by Aalison Pearse Stevens
10/08/2016 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti komentoi situatën e krijuar në vend pas rasteve të gjedhit me dermantozë nodulare gjatë konferencës për ritmin e zgjerimit të bujqësisë.

“Politika jonë e parandalimit dhe luftimit të kësaj sëmundje nuk është thjesht ide, por në sinkron me problematikën europiane. Masat që janë marrë, mbyllje e detyruar tregjesh dhe thertoresh, jo thjesht vullnet i MB, por politike europiane e diktuar”, tha ai

Ministri e quajti qesharake idenë se kjo mund të bëhet për të favorizuar mishin e importit, ndërsa sqaroi se: “Ne do ta kthenim Shqipërinë në vatër të madhe infeksioni nëse nuk merrnim këto masa. Po të lejonim, dëmet do ishin të pariparueshme për ekonominë. Hidhnim në erë 300 milionë euro. Qëndrimi ynë ishte i saktë. Lërini profesionistët të bëjnë punën e tyre”.

Ministri Panariti deklaroi se të gjitha kafshët e prekura nga dermatoza do të asgjësohen dhe siguroi se do bëhet kompensimi i blegtorëve ose financiarisht ose me gjedhë të tjera. “Do asgjësojmë kafshët e prekura, do shohim mënyrën e kompensimit jo vetëm me shumë financiare por edhe me kafshë, madje kjo është më e mira. Të gjitha kafshët e prekura, janë në karantinë dhe do të asgjësohen. Do përpilohet një procesverbal bashkë me blegtorin do bëhet vlerësimi për kompensimin”, tha Panariti.

Gjithashtu ministri qetësoi publikun, duke sqaruar se ky virus nuk e prek njeriun dhe nuk transmetohet përmes mishit, por është gjurmuar mishi, si mënyrë për të arritur tek kafshët e prekura.

“Ky infeksion nuk transmetohet nëpërmjet mishit dhe nuk prek njeriun. Nëse kemi penguar lëvizjen e kafshëve e kemi bërë për të penguar transmetimit tek kafshët e tjera. Ne gjurmojmë mishin sepse und të jetë tregues i lëvizjes së kafshës me virus. Nuk ka rrezik për konsumatorin, është virus që nuk e prek njeriun dhe nuk transmetohet nëpërmjet mishit”, tha Panariti.

Ministri i Bujqësisë vlerësoi si faktor të rritjes së eksporteve lidhjen e bujqësisë me tregun. “Eksportet falë krijimit të zinxhirit të vlerave, lidhjes së bujqësisë me tregun. Po zhvillohet bujqësi me porosi”, tha Panariti.

Ministri u ndal më tej tek të dhënat e bujqësisë, ku tha se në fushën e eksporteve ka pasur rritje 2 shifrore me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Kemi rritje spektakolare të eksportit të frutave, 2,4 herë më shumë se një vit më parë, rritje në tërësi të perimeve 28%”

Ministri foli për 3 fishim të eksportit të vezëve, 60% eksporti i mjaltit, 52% peshku. Ai tha gjithashtu se: “Kemi ulje të importeve në krahasim me një vit më parë në masën 7,8%”

Panariti shtoi ndër të tjera se është zgjeruar harta e eksportuesve edhe në 7 vende të tjera si: Republika Ceke, Lituania, Lindja e Mesme.

BW/d.i.

 

Next Post

FOTO/ I moshuari i pacipë, dora poshtë sediljes së autobusit drejt "zogut" të vajzës së re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In