• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Panama Papers/ Cameron publikon dokumentat e tij për taksat dhe të ardhurat

by Java News
10/04/2016 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

David Cameron pagoi 76 mijë stërlina taksa, për të ardhurat prej më shumë se 200 mijë stërlinash në vitet 2014-2015. Këto të dhëna vijnë pasi kryeministri britanik publikoi të ardhurat e tij, në një lëvizje të paprecedentë nga krerë të qeverisë në ishull.

Në dokumente shihet qartë se, ai fitoi 47 mijë stërlina të ardhura nga qiraja e shtëpisë në Londër dhe se, mori 300 mijë stërlina trashëgimi, kur babai i tij ndërroi jetë në vitin 2010. Një vit më vonë, Cameron mori dy pagesa prej 100 mijë stërlinash nga nëna e tij, për të balancuar trashëgiminë mes tij dhe vëllezërve e motrave të tij.

Në dokumente shfaqen gjithashtu edhe fitimet apo taksimet nga aktivitetet e bashkëshortes së tij. Cameron, i cili lajmëroi më herët krijimin e një “task force” të re për të hetuar akuzat për shmangie taksash, tha se i publikoi të ardhurat e tij për të qenë plotësisht i hapur dhe transparent, si dhe për të eliminuar çdo dyshim që është ngritur kundër tij.

Prej ditësh, debati vazhdonte shumë i ndezur në Britani, nëse kryeministri kishte përfituar apo jo nga një firmë jashtë vendit, e krijuar nga babai i tij, dhe shumë protestues kërkuan që ai të tregojë të ardhurat për të sqaruar situatën.

Mediat shkruajnë se, tashmë Cameron shpreson që të ketë kënaqur ata që mendonin se ai kishte diçka për të fshehur. Ekspertët thonë se, në dokumentet e publikuara nuk ka as edhe një të dhënë, që të tregojë se ai ka shmangur taksat, por aty shfaqet pasuria e tij dhe kundërshtarët shpresojnë që ta përdorin politikisht.

Por, ndërsa laburistët thonë ende se kryeministri nuk është aq transparent sa ç’duhet, disa politikanë konservatorë shqetësohen se ai ka treguar më shumë sesa duhet. Tashmë mund të shtohet presioni mbi ministrat e kabinetit që të tregojnë të ardhurat e tyre, si dhe është ngritur shqetësimi se, nëse taksat nuk mbeten çështje private, njerëzit e suksesshëm nuk do të bëhen më pjesë e politikës. TCh

Next Post

AKR e Pacollit hyn procesit të zgjedhjeve të brendshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In