• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Panairi i Brukselit, gazeta belge: Tirana, mundësi për t’u eksploruar

by Java News
09/11/2017 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësimi i Tiranës me një pavion të saj në Panairin e Brukselit për festat e fundvitit, një nga më të mëdhenjtë në Europë dhe që vizitohet çdo vit nga më shumë se 2.000.000 vizitorë nga e gjithë bota, ka tërhequr vëmendjen dhe interesin e një prej mediave më të njohura belge, “La Dernière Heure”.

“La Dernière Heure” ka intervistuar edhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili thekson se pjesëmarrja në këtë panair, do u mundësojë turistëve  për festat e fundvitit që të eksplorojnë Shqipërinë në një këndvështrim tjetër. “Ka një zhurmnajë që qarkullon për vendin tonë, por ne duam t’u tregojmë turistëve atë çka ofron realisht qyteti i Tiranës. Duhet që këto legjenda urbane të zhduken”, shprehet Veliaj, teksa shton se Tirana është e gatshme për të mirëpritur turistët që dëshirojnë të zbulojnë qytetin dhe të vizitojnë atraksionet e tij turistike.  “Para disa vitesh, as që mund të mendohej dot një ftesë për të marrë pjesë në një event si ky. Është një mundësi që turistët të zbulojnë qytetin e po ashtu edhe atraksionet e tij turistike dhe që në një të ardhme të mund të na vizitonin përsëri”, – shprehet Erion Veliaj.

 Artikulli i plotë i gazetës belge, “La Dernière Heure”:

 “Tetë shtëpiza në tregun e Krishtlindjeve për specialitetet e Tiranës, kryeqytetit shqiptar”

Verë e bardhë, e kuqe apo birrë, vaj ulliri, produkte tipike, produkte artizanale, por gjithashtu spektakle të kërcimit tradicional. Kjo është ajo çka qyteti i Tiranës do ju ofrojë përgjatë periudhës së festave të fundvitit, të cilat do të nisin që nga fundi i muajit, në qendër të qytetit. Kryeqyteti shqiptar do të jetë në fakt i ftuari i nderit, në këtë edicion të 17-të. Në total, tetë nga afro 250 shtëpiza që numëron ky projekt, do i dedikohen specialiteteve shqiptare. Këto do të vendosen në sheshin Shën Katerina, përballë Kishës.

Është një mundësi për prodhuesit lokalë të zbulojnë produktet e tyre në zemër të Europës. Muharrem Çobo i dedikohet sipërmarrjes së verës, që prej 20 vitesh. “Për momentin, unë i shes kryesisht verërat e mia në Shqipëri dhe Zvicër. Unë marr pjesë në evente të shumta në mbarë botën, me qëllim për të ekspozuar atë çka ne dimë të bëjmë dhe shpresoj që kjo të pëlqehet në Bruksel. Ne do propozojmë po ashtu edhe verën e nxehtë”, – thotë duke buzëqeshur përgjegjësi i ndërmarrjes së verës, Çobo.

Nga ana e tij, kreu i Bashkisë Erion Veliaj shpreson që kjo pjesëmarrje do u mundësojë turistëve  për festat e fundvitit, që të eksplorojnë Shqipërinë në një këndvështrim tjetër. “Ka një zhurmnajë që qarkullon për vendin tonë, por ne duam t’u tregojmë turistëve atë çka ofron realisht qyteti i Tiranës. Duhet që këto legjenda urbane të zhduken”, shprehet politikani përgjatë vizitës sonë në Bashki.

 “Para disa vitesh, as që mund të mendohej dot një ftesë për të marrë pjesë në një event si ky. Është një mundësi që turistët të zbulojnë qytetin e po ashtu edhe atraksionet e tij turistike dhe që në një të ardhme të mund të na vizitonin përsëri”, – vazhdon Erion Veliaj.

Për Brukselin, ky bashkëpunim synon gjithashtu të rendisë kryeqytetin tonë në nivel ndërkombëtar. Pjesëmarrja e qyteteve apo vendeve të tjera në këtë event do të mundësojë promovimin e festave të fundvitit edhe jashtë vendit.

Programi i plotë i këtij eventi do të publikohet këtë të martë, në prani edhe të kryetarit të Bashkisë Philipe Close dhe këshilltarit të Kulturës, Karine Lalieux. Sa u përket festimeve, ato do të startojnë zyrtarisht në 24 nëntor dhe do të shtrihen përgjatë pesë javëve, deri në 31 dhjetor.

 

Shkrimin mund ta lexoni: http://www.dhnet.be/regions/bruxelles/l-albanie-invite-d-honneur-des-plaisirs-d-hiver-5a00954bcd70fa5a061a4644#.WgFWSS3L-IY.facebook

ma.me
Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e premte 10 nëntor 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Urdhrat e transferimit në burgje nuk janë fletë-kampi pushimesh!

October 30, 2026
Çfarë dimë për vjedhjen prej 6.3 miliardë dollarësh të bursës më të madhe kriptomonedhave në botë

Çfarë dimë për vjedhjen prej 6.3 miliardë dollarësh të bursës më të madhe kriptomonedhave në botë

October 30, 2026
Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!

Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!

October 30, 2026
Djali i Netanyahut nuk kursehet në akuza: Arabët izraelitë janë kërcënimi më i madh për Izraelin pas Iranit!

Djali i Netanyahut nuk kursehet në akuza: Arabët izraelitë janë kërcënimi më i madh për Izraelin pas Iranit!

October 30, 2026
Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

October 30, 2026
I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, rrëfimi i 50-vjeçares në SHBA: Kam ende dhimbje fizike dhe shpirtërore…

I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, rrëfimi i 50-vjeçares në SHBA: Kam ende dhimbje fizike dhe shpirtërore…

October 30, 2026
Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërheq akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook

October 30, 2026
Pse opozita bëri harakiri live në televizion?

Pse opozita bëri harakiri live në televizion?

October 30, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“PD-ja është parti bojkotesh”- Zgjedhjet vendore më 9 maj, Çupi: Berisha që tani e pranon humbjen, i ka frikë kutitë e votimit!

October 30, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama në Tryezën Kombëtare: Nga viti i ardhshëm, fëmijët në shkollë deri në orën 17:00!

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In