• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pamundësia e zotit Basha për të bërë shtet

by Artur Ajazi
13/07/2020 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Shumë është fulur dhe përfolur ditët e fundit mbi “sondazhe” dhe “ndërmjetës” mbi të ardhmen e zotit Basha pas zgjedhjeve të vitit 2021. Shumë është tallavitur dhe komentuar se gjoja “Lulzimi është në prag të marrjes së detyrës së kryeministrit”. Gjithë komentuesit vijnë ose nga SHQUP-i, ose nga mediat diletante, të cilat financohen nga Partia Demokratike, dhe që gjithë ditën merren me tjerrje dhe ç’tjerrje lajmesh të gënjeshtërta. Si mund të besosh se Lulzim Basha,mund të bëhet kryeministër (me urdhër të peshkut) kur dihet se ai deri sot nuk ka vënë “një tullë” në Partinë Demokratike?

Si mund të deklarosh dhe si mund tu besosh gënjeshtrave të një nate vere se, zoti Basha, paskësh refuzuar zotin Rama, që “ai të bëhej president, dhe ky kryeministër”? Lajme të tilla, dhe c’filitje të tilla mediatike, do të dëgjosh vetëm në këtë vend, nga portale që fyejnë dhe tallen edhe me financuesin e tyre, nga portale që ngrejnë dhe ulin çdo ditë majë “çatisë” shefat e tyre, dhe që në fund të ditës, e besojnë edhe vetë se “vetëm Lulzim Basha bën shtet”.

Tallava më të mirë për parafushatën e kryetarit të PD nuk ka. Por si mund të besosh sot se, Lulzimi dhe ekipi i tij, i dështimeve dhe skandaleve mund të bëjnë shtet, si mund të besosh dhe të artikulosh deklarata të tilla, tek sheh dhe dëgjon parafushatistët e Lulzimit, tek u shesin dëngla fakirëve në rrethe, tek u servirin atyre premtime bajate se, “sa të marrim pushtetin, ju do të jetoni si njerës” ? E gjithë kjo ndodh tani, po ndodh këto ditë të nxehta vere, kur gjithë qeveria ka në vëmëndje situatën e krijuar nga COVID-19, kur e gjithë qeveria po merret intensivisht, me angazhimin maksimal të strukturave vendimarrëse dhe ligjzbatuese për të përballuar krizën në ekonomi dhe sektorët e tjerë jetikë të vendit.

E gjitha kjo po ndodh, në një kohë kur shqiptarët, më shumë se kurrë kanë nevojë për një politikë të përgjegjshme dhe jo për aventurierë, që kërkojnë edhe në kohë lufte, pushtetin. E gjithë kjo po ndodh, nga një parti politike ekstremisht e lidhur dhe rradhitur në krah të atyre që duan kaosin dhe anarkinë në këtë vend. Ata që sot u fryjnë borive të “daljes nga kriza me propozime të SHQUP-it” nuk janë gjë tjetër veçse “shkopinj me gunga në rrotat” e një qeverie, që po përballon me sukses krizën më të rëndë ekonomike dhe njerësore të dekadave të fundit.

Si mund të besosh se, Lulzim Basha “mund të bëjë shtet”, kur ai ka qenë në majën e piramidës shtetërore, dhe e katranosi, si mund të besosh dhe tu premtosh hallexhinjve sot se “PD do tu lehtësojë nga hallet dhe problemet”, kur nën pushtetin e saj shqiptarët, humbën paratë, pronat, dinjitetin, jetën e fëmijëve, kur nën pushtetin e saj, vendi u zhyt thellë në krizën e besimit dhe shpresës për të ardhmen.

Të besosh se “Lulzimi do të bëhet kryeministër” apo dhe se “ai do të bëjë shtetin ligjor”, është njëlloj sikur të thuash “Doktorri nuk ka qenë asnjë ditë komunist, por ka lindur demokrat”. Pamundësia e zotit Basha për të bërë shtet, qëndron në shumë hamëndje dhe pikëpyetje të vjetra, të cilat do të ishte mirë që vetë ai, të mos u hapte “shtegun” për ti ridiskutuar. Ndoshta do të ishte mirë që edhe portalet që ai financon, të vihen pak “nën zap” nga Gazi, paçka se lajmi për kryetarin, më parë kalon nga zyra e Doktorit….

Next Post
Komisioni për shkarkimin e Metës/ Ulsi Manja ‘përplaset’ me Bashkim Finon: Çfarë kuptimi ka të diskutojmë sot

Komisioni për shkarkimin e Metës/ Ulsi Manja 'përplaset' me Bashkim Finon: Çfarë kuptimi ka të diskutojmë sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes dy vendeve!

Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes dy vendeve!

November 11, 2026
Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

November 11, 2026
“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

November 11, 2026
Buxhet 32.2 miliardë lekë për spitalet në vitin 2027, Spahiu: Shërbime më cilësore, me pacientin gjithmonë në qendër!

Buxhet 32.2 miliardë lekë për spitalet në vitin 2027, Spahiu: Shërbime më cilësore, me pacientin gjithmonë në qendër!

November 11, 2026
Në kërkim për mashtrim, prangoset në Rinas turku i kërkuar nga Ankaraja! Arrestohet dhe 27-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

Në kërkim për mashtrim, prangoset në Rinas turku i kërkuar nga Ankaraja! Arrestohet dhe 27-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

November 11, 2026
“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO)

“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO)

November 11, 2026
Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!

Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!

November 11, 2026
Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës

Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës

November 11, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Rihapja e hetimeve penale duhet të shoqërohet me garanci maksimale

November 11, 2026
“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë

“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In