• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pamundësia e Lulzimit, për të bërë skuadër..

by Artur Ajazi
22/03/2021 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Fushata elektorale e zgjedhjeve të 25 Prillit, po u tregon edhe njëherë shqiptarëve, se Lulzim Basha nuk është në gjendje të bëhet lider, aq më tepër të bëjë skuadër, me të cilën mund të pretendojë fitoren. Mungesa e aftësive për të përmbushur misionin si “opozitar” për 8 vite, ecja në drejtimin e gabuar, dhuna dhe lufta ndaj institucioneve ligjzbatuese, sulmet e paprecedenta ndaj faktorit ndërkombëtar, si dhe përsëritja e avazit të 2017, e kanë zhveshur kryetarin e Partisë Demokratike, nga çdo hamendësi që deri para 3-4 muajsh qarkullonte rreth tij. Ai e ka të pamundur të jetë një kryetar vizionar partie, e ka të pamundur të arrijë “majat” e liderit, e ka të pamundur të kopjojë Saliun aq më tepër Edi Ramën.

Kjo ndoshta e shtyu atë të gabojë sërish. Lulzim Basha nuk është vetvetja. Ai varet gjithmonë nga dikush. Dhe në rastin konkret ai varet nga oligarkët e tij. Ata me të cilët punoi dhe jetoi në 8 vite, ata që i përmbushën  dëshirat e tij pasurore, sot i kanë diktuar emrat e listës. Asaj liste e cila do ta lërë Partinë Demokratike edhe 4 apo më shumë vite në opozitë. Emrat e listuar, janë padyshim personazhet e një drame që e ka ndjekur deri sot atë parti. Ata janë e shkuara e saj, ata janë tentakulat e molepsjes me veset e pushtetit, ata janë personazhet e alibive dhe korrupsionit, të cilët shqiptarët i njohin, dhe as  dorën, dhe jo votën nuk u japin. Ish-kopisti Lulzim, e ka të pamundur të ringrihet mbi gërrmadhat e të shkuarës. Ai sot është pjesë e saj. Nuk ka mundur të shtrijë ballafaqimin mes tij dhe të shkuarës, ndaj dhe lista e emrave i dikton  atij, më shumë se asgjë tjetër të ecë mbi gërrmadha. Lulzim Basha në turin e tij në qytete, po u tregon shqiptarëve pamundësinë dhe palumturinë e tij, në përballjen me Edi Ramën.

Ai që nuk ka mundur të ngrejë partinë deri sot, as që mendohet se mund të dilte para shqiptarëve me “skuadër fituese”. Personazhet e listës së tij, janë sa të konsumueshëm politikisht, aq edhe të denoncueshëm për  shkeljet e tyre ligjore.Në listën e Lulzimit, kryesojnë “trimoshët”,abuzuesit, të paaftët, të korruptuarit, ata që nuk kanë lënë asnjë gjurmë në zonat e tyre që janë votuar.  E vetmja ambicje e tyre është mandati dhe shtimi i pasurisë. Dhe si gjithmonë, e vetmja “zgjidhje” për Lulzimin, mbetet dhuna. Me “revolucion” ai kërkonte prej 2018 rrëzimin e qeverisë, largimin e Edi Ramës, me dhunë ai tentoi ti imponohej Parlamentit por edhe  faktorit ndërkombëtar. Fushata e opozitës sot ngjet, me përpjekjet e një të “mbyturi” që kërkon të shpëtojë.

Ajo është pa motiv, pa frymëzim gjëkundi, nuk ngjall interesim aspak tek shqiptarët, tek shohin një kryetar partie si Lulzim Basha, që hipën majë makinës dhe mundohet të elektrizojë turmat që shpesh i merr me vehte nga Tirana. Fushata e opozitës, mbetet e njëjta me fushatat e 30 viteve të shkuara. Asgjë nuk ka ndryshuar, madje dhe vetë Lulzim Basha të ngjall Sali Berishën, tek del me njerëz me vehte, tek nxit dhunën, dhe mbron dhunuesit. Skuadra e opozitës, është pa ide, pa risi, pa të veçanta, pa mbështetje nga vetë baza e asaj partie, e cila përfundimisht ka humbur besimin tek kryetari i saj.

Motua e skuadrës së Lulzimit është “të kapim ndonjë mandat, pastaj të bëjmë ca para”, dhe jo të qeverisim. Ata mendojnë pushtetin dhe jo të ardhmen e shqiptarëve. Skuadra e Lulzimit, mbetet e rrethuar nga hipokrizia e atyre  që e lidhin të ardhmen e vendit me mandatin e deputetit, dhe emrin në krye të listës. Ata nuk e njohin garën e ndershme, votën e lirë. Pazari, mbetet  kryefjala e mbijetesës së tyre në politikë. Atë bëri edhe Lulzimi me këto lista. Ndaj nuk  arrin  kurrë ai  të bëjë një skuadër  si Edi Rama. Thjesht  shpall  “tender” për   vendin e  parë  deri  tek i  gjashti…pastaj gjithçka  është mashtrim i pastër.

Next Post
“Kontakti im i parë me PD”, nuk përmbahet Basha: Që gjimnazist e dija që do merresha me politikë e çfarë do bëhesha

"Kontakti im i parë me PD", nuk përmbahet Basha: Që gjimnazist e dija që do merresha me politikë e çfarë do bëhesha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In