
Zjarri ka përpirë kullotat poshtë fshatit, duke dëmtuar rëndë zonën që shërben për bagëtitë. Sipas informacioneve të fundit, deri tani janë djegur 1 ha kullotë.
Ndërkaq, forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës nën drejtimin e shefit të PMNZSH, Kujtim Bizhga, kanë shkuar në vendngjarje dhe po luftojnë për shuarjen e flakëve.
Mësohet se ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve evitoi prekjen e sipërfaqeve të tjera në zonë. Ndërkohë, Policia e Gjirokastrës po heton dhe ka identifikuar 2 zjarrvënës.












