• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pamje nga përmbytjet në Fakultetin e Gjeologji Minierave

by Java News
24/09/2019 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm dy ditë pasi pësoi dëme të mëdha nga tërmeti me magnitudë 5.8, Fakulteti i Gjeologji-Minierës është përmbytur nga rrebeshet e shiut dhe stuhitë e mbrëmjes së kaluar.

Media publikon pamjet e shkatërrimit nga Fakulteti i Gjeologjisë, i cili ka dalë jashtë funksionit dhe nuk do të presë studentët në tetor. Gjithçka ka rënë në tokë nëpër korridore, ndërsa gazetari Skëndaj tha se uji ka hyrë në të gjithë katin e tretë, madje ka depërtuar edhe në katin e dytë, duke hyrë nëpër klasa, dhe duke nxjerrë jashtë funksionit laboratorët.

Kjo situatë ka detyruar Dekanin e Fakultetit të ndalojë hyrjen e studentëve brenda, të cilët shkojnë për provimet e mbartura, por edhe hyrjen e tyre në tetor, duke i zhvendosur në një tjetër godinë.

Gjithashtu, ballkoni i Fakultetit është duke u shkëputur dhe mund të bjerë nga momenti në moment, sepse ka të çara. Për të kthyer në normalitet godinën, aty ndodhen edhe profesorët, të cilët po punojnë për heqjen e ujit.

Njëri prej tyre i tha gazetarit Skëndaj se “Duheshin marrë masa që dje, që të mos ndodhte kjo që ndodhi”.

Nga ana tjetër, Dekani i Fakultetit deklaroi se në këtë godinë nuk mund të zhvillohet më mësim, ndaj dhe studentët do të zhvendosen te godina tjetër, e cila në fakt është e zënë, pasi aty ndodhen studentët e Drejtësisë.

“Shpresojmë që tërmeti të përshpejtojë procedurat për rikonstruksionin e godinës. Unë nuk do të zhvillojë mësim në këtë godinë. Sapo u ndava nga grupi i ekspertëve, mësimin do e zhvilloj te mësimi matanë, por aty ka një problem tjetër, që duhen zhvendosur studentët e Drejtësisë, që zhvillojnë mësimin aty”, deklaroi Dekani. /l.m

Next Post

Dështon sërish seanca për Balilin, Krimet e Rënda e shtyjnë me dy javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina ndalon procedurat kozmetike jokirurgjikale në sallone bukurie, kërkon vigjilencë publike

Kina ndalon procedurat kozmetike jokirurgjikale në sallone bukurie, kërkon vigjilencë publike

February 11, 2026
Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

February 11, 2026

Mul Noka sulmon kritikët e PD: Të paburrë, ushtarë të një regjimi antidemokratik

February 11, 2026
Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

February 11, 2026
“U zumë për një vajzë”, përplasje me thika, leva dhe doreza hekuri mes shqiptarëve në Greqi, ja çfarë dyshon policia

“U zumë për një vajzë”, përplasje me thika, leva dhe doreza hekuri mes shqiptarëve në Greqi, ja çfarë dyshon policia

February 11, 2026

Gjykata Kushtetuese njofton SPAK dhe avokatët e Veliajt: Brenda 27 shkurtit, të depozitohen parashtrimet tuaja

February 11, 2026
Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada? Dalin pamjet

Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada? Dalin pamjet

February 11, 2026
Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

February 11, 2026
Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 11, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Luizi bën parashikimin, tregon emrin e fituesit të Big Brother VIP 5

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In