Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, paralajmëron skenar maqedonas edhe në Shqipëri.
Këtë koment të fortë, ai e bëri në emisionin “Të paekspozuarit”, ku moderatori Ylli Rakipi shtroi pyetje mbi situatën në vendin fqinj.
Paloka ndërhyri menjëherë pas pyetjes, duke deklaruar se kjo situatë ka gjasa të ndodhë edhe në Tiranë nëse vijohet kështu.
Prej ditës së djeshme parlamenti i Maqedonisë është përfshirë nga kaosi ku janë dhunuar fizikisht disa prej liderve të partive shqiptare dhe u mbajtën për orë të tëra të izoluar në kuvend dhjetëra deputetë. Situata në Shkup është dënuar nga shumë diplomatë dhe emra të rëndësishëm të politikës.
Kjo deklaratë e fortë e Edi Palokës, vjen pas intensifikimit të toneve që ka bërë opozita kohët e fundit duke bërë një sërë kërcënimesh.
Thirrje të ngjashme për destabilitet ka bërë edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha apo edhe aleati më i fortë i opozitës Kreshnik Spahiu./a.m.