• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka me banorët e përmbytur në Shijak: Rilindasit mendojnë për xhepat e tyre e jo për qytetarët

by Ardit Rada
26/01/2021 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, zhvilloi sot një takim me banorët e përmbytur në Shijak. Paloka bëri përgjegjës për këtë situatë Qeverinë dhe Bashkinë në Shijak, ndërsa u shpreh se rilindasit mendojnë për xhepat e tyre e jo për qytetarët.

“Nje situate e veshtire si pasoje e permbytjeve edhe ne Shijak! Si per ironi pikerisht perballe godines se bashkise dhe rrotull saj jane dhjetra banesa qe ju ka vajtur uji edhe mbi nje meter ne shtepia e biznese. Edhe ketu banoret e drejtojne gishtin nga pushtetaret qe jo vetem jane direkt pergjegjes per kete situate qe ka filluar vitet e fundit, po as nuk pranojne te ndihmojne e demshperblejne bizneset dhe familjet qe kane pesuar deme te medha.

Vete bashkia eshte pergjegjese direkt per permbytjet ne kete zone, pasi sic thone banoret, ka mbushur me inerte lumin Erzen pikerisht tek kembet e ures ne hyrje te qytetit, per te ndertuar parkim per makinat e zyrtareve te bashkise…!

Si kudo “rilindasit” kujdesen vetem cfare do fusin ne xhepat e tyre, po nuk ju hyn fare ne xhep ne se qytetaret kane probleme apo jo.” -tha Paloka.

 

EDI PALOKA

 

Situata nuk ka nevojë për shumë koment. Ju e shihni vetë, problemi është që nuk është hera e parë që ndodh kjo, është një problem i përsëritur dhe çfarë është më e rëndësishme është që nuk është për shkak të natyrës, por për përgjegjësitë e bashkisë dhe të qeverisë që nuk kanë marrë masa, megjithëse është rast i përsëritur. Vijnë vetëm vetëm për shëtitje, sa për t’u dukur që “ja po interesohemi” dhe realisht ju e shihni si janë shtëpitë.

Ka njerëz të sëmurë brenda. Po më thonin banorët që janë edhe me Covid dhe oksigjen, shtëpitë janë të përmbytura dhe nuk kanë as ujë dhe interesimi është zero.

Nuk jemi për të bërë politikë, por jemi realisht për të sensibilizuar, sepse nuk është reagimi I duhur.

Para rreth dy javësh, ishim bashkë me Kryetarin e PD në zonat e tjera në Sukth, këtë thirrje u bëmë autoriteteve, bashkisë, qeverisë të marrin masa që të mos ketë përsëritje të tilla dhe ata vazhdojnë, ky është problemi.

Banorët kërkojnë zgjidhje, nuk kërkojnë gjë tjetër. Duan që bashkia dhe qeveria t’u japë një zgjidhje. Indiferenca është kriminale për mua.

FERDINAND XHAFERRAJ

Situata është e dhimbshme jo për faktin se dje gjatë gjithë natës, me qindra familje e kanë kaluar në errësirë, për dëmet shumë të mëdha që janë shkaktuar në bagëti dhe orendi, Por situata është e dhimbshme, sepse mund të parandalohej. Përmbytja ka ndodhur në 2016-ën, qeveria erdhi premtoi dëmshpërblime, premtoi zgjidhje. Dhe nuk dha as zgjidhje dhe dëmshpërblime. Kuptohet që në këto 8 vite shqiptarët e kanë parë këtë qeveri, e cila me llafe dhe me 3D thotë se punon për qytetarët, por me vepra punon vetëm për oligarkët. Por janë situata të tilla që e përplasin në fytyrë papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie, ku edhe militantët më të zjarrtë të rilindjes janë pa fjalë. Kjo është arsyeja që kudo ka zemërim dhe shqiptarët mezi po presin që ta shporrin këtë bandë që po qeveris vendin./a,p

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi për nesër, e Mërkurë 27 Janar 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

March 28, 2026
Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

March 28, 2026
Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

March 28, 2026
“Si strategu i Hasit apo doktori i pesës”/ Evi Kokalari tallet me Berishën: Kështu është kur dëgjon injorantët që e rrethojnë

“Shfrytëzuan prezencën time”, Evi Kokalari zbulon bisedën me Berishën dhe djalin e tij: I kërkova që të…

March 28, 2026
Buxheti i mbrojtjes së NATO-s rritet me 20%, Mark Rutte: Kthesë historike për Aleancën

Buxheti i mbrojtjes së NATO-s rritet me 20%, Mark Rutte: Kthesë historike për Aleancën

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In