PD akuzon kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të fshehë megaskandalin lidhur me stadiumin “Qemal Stafa”. Kryetari I grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, bëri të ditur se sot se pavarësisht se I ka dërguar një letër kreut të qeverisë, ku kërkon ti vihet në dispozicion praktika e ndjekur nga qeveria për këtë stadium, ndonëse kanë kaluar afatet ligjore, kreu I qeverisë vijon të heshtë.
“Me datën 3 maj i kam çuar shkresë zyrtare për informacion kryeministrit Rama lidhur me praktikën e ndjekur, kontratën për PPP-në, mbledhjen e aksionerëve, procedurat e përzgjedhura për firmat fituese. Sipas ligjit, Rama është i detyruar të kthejë përgjigje brenda 15 ditëve. Por ai ende nuk ka kthyer përgjigje, duke shkelur ligjin në këtë mënyrë, duke mos bërë transparencë për kullën e stadiumit. Kjo është arësyeja përse fshihet”, ka theksuar Paloka.
Sipas tij, Rama e ka të qartë se sa më shumë të dalin në dritë dokumenta, aq më shumë zbulohet afera e tij.
“E ka detyrim ligjor të publikojë praktikën. I kam dërguar sërish një letër të dytë. PD nuk do ta përligjë këtë projekt. Do ta trajtojmë në kuadër në ligjit antimafia. Jemi për stadium modern ku hapësirat të jenë për sportin e jo për trafikantët”, ka deklaruar Paloka.
(javanews.al) Me . Ar