• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Mandati i Llallës dhe Gjin Gjonit të diskutohet pas zgjedhjeve të ardhshme

by A R
24/05/2016 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Mjafton t’i hedhësh një sy me kujdes draftit alternativ të PD-së për Reformën në Drejtësi, për të kuptuar se më shumë se një proces apërfshirje për reformimin real të këtij sistemi, propozimet në thelb synojnë ruajtjen e mandateve të krerëve aktual të kupolës së sistemit të drejtësis, në varësi të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në një seri pikash të propozimeve të saj alternative me theks kushtëzues, PD-ja synon që të ruhen mandatet e kreut të Prokuroris së Përgjithshme, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësis dhe të Gjykatës Kushtetuese. PD-ja, në bazë të propozimeve të saj, kërkon që nëse miratohet drafti efektet e emërimeve të reja në këto institucione të jenë pas 1 shtatorit 2017. Thënë thjeshtë pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në thelb kjo pikë është tërësisht me sens politik, pasi në themel të propozimit të PD-së është një llogari elektorale e pastër që s’ka të bëjë fare me interpretimin kushtetues të mandateve, apo me ndonjë shkak të tjetër. Thënë thjeshtë, mandati i tyre do të varet nga rezultati i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Qartazi PD po synon të ruajë mandatin e Kryeprokurorit, krerëve të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësis dhe të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që në jo pak raste janë akuzuar për flirte me PD në vendimet e tyre. Për të plotësuar akoma më shumë tablonë e një lëvizje politike të PD-së se sa një iniciativë reformuese, në këtë pikë parashikohet që votimi të bëhet me 3/5 e votave në Kuvend. Duket pak i “çuditshëm” ky propozim, po të kemi parasysh se PD-ja gjithë kohës ka qenë kundër votimit me 3/5, pasi, sipas saj, ky lloj votimi mundëson kapjen e sistemit të drejtësis nga mazhoranca aktuale. Ruajtja e mandatit të Kryeprokurorit, anëtarëve të KLD-së dhe atyre të Gjykatës Kushtetuese, ka qenë ngaherë një objektiv parësor për PD-në.

Kjo ka qenë edhe një nga arësyet e një sërë sebepesh që ajo gjente për të mos marrë pjesë në Komisionin për Reformën në Drejtësi. Sa i përket mandatit të Kryeprokurorit actual, në sfond, PD-ja kishte edhe mbështetjen e LSI-së. Por në momentin që LSI-ja u tërhoq, PD-ja mbeti zbuluar në këtë pikë. Tani ajo ka gjetur një formulë të re lidhur me këtë çështje, duke e bërë mandatin e tyre një pazar elektoral dhe jo një nismë për reformimin real të sistemit të drejtësis.  Nga ana tjetër ky formulim synon ta kthejë komisionin e Reformës në Drejtësi në një tryezë negociatash politike.  (javanews.al /Me.Ar)

Propozimi i PD-së:

Prokurori i Përgjithshëm, anëtarët e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësis dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të emërohen me 3/5 e deputetëve në Kuvend, por pas datës 1 shtatot 2017.

Next Post

"Moska t'i bëjë presion Sirisë për respektimin e armëpushimit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In