• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Paloka: Fitoren tonë nuk ndalin dot as banditët e rrugës e as ata në krye të pushtetit

by
05/06/2015 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga selia blu ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka që ka lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë.

Sipas Palokës, bandat kriminale që janë në shërbim të Ramës e Metës, po sulmojnë e agresojnë milinatët e PD.

“Afrimi i datës së zgjedhjeve ka sjellë rritje të agresivitetit të bandave kriminale që janë në shërbim të Ramës dhe Metës.

Ndërkohë që shfaqin sondazhe të paguara për publikun të qartë për humbjen e thellë që i pret, krerët e pushtetit kanë lëshuar lukunitë e banditëve që diku me para e diku me dhunë dhe kërcënime po kërkojnë të ndryshojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Denoncimet për këto akte vijnë nga Puka në Mallakastër.

Mbrëmë janë kërcënuar me jetë familjarët e kryetarit të komunës Gjegjan në Pukë, njëkohësisht kryetar i shtabit të Partisë Demokratike në atë zonë Ndue Cara.

Shkak është bërë denoncimi që z. Cara i ka bërë pikërisht fenomeneve të shitblerjes së votës, kërcënimeve verbale dhe fizike si edhe presioneve për largimin nga puna që përfaqësuesit e Ramës dhe Metës po kryejnë në atë zonë.

Po mbrëmë në Mallakastër është kërcënuar Gentian Maçaj, anëtar i shtabit të kandidatit të djathtë Agron Kapllanaj.

“ Po mbështet Agron Kapllanajn. 1 mijë euro bën një kallëp tritoli dhe të hedhim në ajër….”

Ky ka qenë mesazhi i bandës së pushtetit që pastaj vazhdon me sharje banale.

Ndërkohë policia e bandës  as nuk ka pranuar të marrë kallëzimin me pretekstin se ka kaluar afati“, tha Paloka në një konferencë për mediat.”

Paloka ju ka bërë thirrje të gjithë isntitucioneve dhe ambasadave të akredituar në Tiranë për të ndikuar në mosdegradimin e situatës.

“Partia Demokratike i bën edhe një herë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare që merren me monitorimin e zgjedhjeve, si edhe përfaqësive të BE-së dhe SHBA-së të përdorin të gjithë influencën e tyre për të mos lejuar një degjenerim të mëtejshëm të situatës zgjedhore që edhe kështu është mjaft e rëndë.

Partia Demokratike u bën me dije të gjithë atyre që sot, duke patur nga pas Ramën dhe Metën, po bëjnë cubin me opozitën, se nesër, kokë më kokë do të përgjigjen personalisht .

Të jenë të bindur që nuk do t’i harrojmë.  Drejtësia do ti ndjekë sikur në fund të botës të shkojnë.

Fitoren tonë nuk  ndalin dot as banditët e rrugës e as ata në krye të pushtetit”, përfundoi Paloka.

Next Post

Skandali me barnat, Beci: Rasti u hetua nga ne menjëherë pas zbulimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In