Burime nga policia bëjnë me dije se tritoli i zbuluar mëngjesin e sotëm te Bar ‚Çomi‘ ishte e mbështjellë me natriban.
Lënda plasëse ishte e ndarë në katër pako dhe e lidhur me fitil përcjellës. Sipas uniformave blu, autorët e kishin ndezur fitilin, por ai është shuar pak minuta më pas. Sasi e tritolit të gjetur arrin deri në 400 gramë.