• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pallatet pa hipotekë në Tiranë, në dhjetor nis pajisja me certifikata

by Java News
02/12/2015 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës brenda muajit dhjetor do të nisë dhënien e çertifikatave të pronësisë për pallatet që nuk janë të hipotekuar. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është shprehur se marrja e hipotekave do të nisë gjatë këtij muaji, ndërsa para përfundimit të mandatit të tij, do të jepen hipotekat për rreth 300 pallate.

“Në një vend që janë shkelur kushtet e lejes, në një vend ku deklarohet se pallati do ketë ashensor dhe nuk e ka një të tillë, në momentin që keni në kontratë një vend parkimi dhe pallati s’ka pikë parkimi, atëherë dikush po gënjen. Megjithatë unë nuk jam qaraman, do t’i japë zgjidhje këtij promblemi. Brenda këtij mandati do të hipotekohen 300 pallate, ndërsa hipotekat e para do të jepen gjatë muajit dhjetor. Është një problem që prek mbi 20 mijë banorë”, – u shpreh Veliaj pas Uorkshopit për “Implementimin e funksioneve të decentralizuara në kuadër të organizimit të ri territorial”.

Ndërkohë Bashkia e Tiranës thotë se hipotekat do jenë gati në ditët në vazhdim, për pallatet të cilat kanë aplikuar të parët.

Në shkrimin e mëposhtëm, ‘Shqiptarja.com’ sqaron prcedurat ndërsa bashkia cila thekson se në këtë proces do të përfshihen të gjitha pallatet, edhe në rastet kur ndërtuesit kanë falimentuar, por edhe nëse ata nuk kanë aplikuar për hipotekë. Brenda dhjetorit pritet të jepen hipotekat për 2 pallate në kryeqytet.

Lejet e ndërtimit
Pranë Kopshtit Botanik, nuk do të jepen më leje ndërtimi. Bashkia ka vendosur që në këtë zonë të pezullohen totalisht ndëtimet, për shkak të rrezikut që shfaqet për rrëshkitjet e dherave. Aktualisht një pallat pranë Kopështit Botanik rrezikon të shembet pasi është hapur një gropë për të ndërtuar 7 kate, ndërkohë që leja e ndërtimit ishte për vetëm 3 kate.

“Për lejet që u dhanë në Farkë, lejet jepeshin për shesh, potencialisht për tre kate, bëhej gropa për shtatë kate dhe po merr edhe pallatet e tjera. Pjesën më të madhe të kohës e kalojnë me menaxhim dëmi të shkaktuar më parë nga një bashki e papërgjegjshme dhe leje ndërtimi të dhëna pa kriter. Po japim zgjidhje në Farkë duke vendosur pilota dhe pezulluar totalisht ndërtimet në Kopshtin Botanik, por edhe një arsye pse të gjithë administratorët duhet të inspektojnë me kujdes zonën e tyre që “gjëma” të tilla të mos presim të na i zbulojë shiu i radhës”,  – tha Erion Veliaj.

Pallati
Sipas Veliajt, qytetet po bëhen më të pasigurta, nga gabimet që kanë bërë pasardhësit, duke ju referuar shtyrjes së lejes të një pallati 16-katësh pranë shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare, vetëm 6 ditë para se ai të bënte betimin. “Ishin dhënë shtesa leje ndërtimi në Tiranë, në mes të Tiranës, pallate pa garazh dhe asnjë standard. Bota e qytetet ku jetojmë po bëhen gjithnjë e më të pasigurta prej gabimeve që kanë bërë njerëzit para nesh”, – theksoi Veliaj.

Veliaj, Kritika qeverisë: Buxheti lë për të dëshiruar
Shpërndarja e fondeve për bashkisë, sipas Erion Veliajt nuk është bërë në mënyrë e duhur. Veliaj ka kritikuar qeverinë, duke thënë se fondi për transfertëne kushtëzuar për Bashkinë e Tiranës, duhet të jetë më i lartë dhe jo më i ulët se bashkitë e tjera.

“Duhet të pranojmë se buxheti i bashkive ende lë për të dëshiruar. Nëse kemi bashki të mëdha si Tirana që gjeneron 50 % të ekonomisë së vendit, nuk mund të marrë vetëm 10% të grantit të kushtëzuar. Aty ku jeton dhe ofrohen shërbime për 1/3 e popullsisë, nuk them të jetë 1/3 e grantit, por nuk mund të jetë as 1/10, sepse trysnia e Tiranës për të ofruar shërbime  nuk është vetëm lokale. Nëse paratë janë të njerëzve, le të vendosin njerëzit të thonë se ku duan t’i shpenzojnë paratë. Kjo është në praktikë që duam ta inkurajojmë”, – u shpreh Veliaj.

Sipas tij kur  buxheti ndahet keq “është koha për bashkim”, duke iu referuar këtu të majtëve dhe të djathtëve në bashki. Kryebashkiaku bëri apel që të shikohet pjesa e ndarjmes së fondit, duke qënë se Bashkia e Tiranës pret qytetarët nga e gjithë Shqipëria.

Next Post

NATO fton Malin e Zi të bëhet shteti anëtar i 29-të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Institucionet nuk goditen”- Protestat në Tiranë, ministri Gogu: Sfida me argumente dhe dialog, kur kërkon diçka nga Qeveria jote…

“Institucionet nuk goditen”- Protestat në Tiranë, ministri Gogu: Sfida me argumente dhe dialog, kur kërkon diçka nga Qeveria jote…

October 23, 2026
Seri tërmetesh godasin brigjet e Siçilisë, lëshohet alarm për cunami

Seri tërmetesh godasin brigjet e Siçilisë, lëshohet alarm për cunami

October 23, 2026
16 viktima nga tërmeti me magnitudë 7 ballë në Xizangun e Kinës, vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit!

16 viktima nga tërmeti me magnitudë 7 ballë në Xizangun e Kinës, vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit!

October 23, 2026
Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

October 23, 2026
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

October 23, 2026
Derdhja e naftës ndot plazhet e Emirateve të Bashkuara, teksa sulmet ndaj anijeve në Hormuz përshkallëzohen

Derdhja e naftës ndot plazhet e Emirateve të Bashkuara, teksa sulmet ndaj anijeve në Hormuz përshkallëzohen

October 23, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

October 23, 2026
“Dhëndri” merr nënshtetësinë shqiptare, Begaj e dekreton! Portieri italian një hap më afër Kombëtares kuqezi, tani ‘sytë’ nga FIFA

“Dhëndri” merr nënshtetësinë shqiptare, Begaj e dekreton! Portieri italian një hap më afër Kombëtares kuqezi, tani ‘sytë’ nga FIFA

October 23, 2026
Rrethimi nuk e ndali, nëna që u bë simbol i qëndresës në Jemen ngjitet në shtigjet malore për të varrosur vajzën

Rrethimi nuk e ndali, nëna që u bë simbol i qëndresës në Jemen ngjitet në shtigjet malore për të varrosur vajzën

October 23, 2026
Edhe Greqia i ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi nga 1 janari i 2027!

Edhe Greqia i ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi nga 1 janari i 2027!

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In