• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Palët kosovare që lidhen me UÇK-në përplasen për veteranët

by Java News
05/01/2017 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veteranët e Dukagjinit e kanë vlerësuar të papranueshëm plotësim-ndryshimin e Ligjit për Veteranët, pasi e cilësojnë diskriminues, derisa kreu i veteranëve të UÇK-së insiston se ndryshimet ligjore janë të mirëseardhura. Qeveria e Kosovës nuk kishte fuqi që të bënte pastrimin e listave të veteranëve nga veteranët e rrejshëm, prandaj vendosi që të bëjë plotësim-ndryshimin e Ligjit, në mënyrë që të reduktonte shpenzimet e kësaj kategorie, siç kërkonte Fondi Monetar ndërkombëtar.

Kështu kanë vlerësuar përfaqësues të veteranëve, subjektet opozitare si dhe analistët politikë në vend, shkruan Gazeta “Zëri”.

Megjithatë, ata thonë se ndryshimi i këtij ligji nuk do të zgjidhë problemin e veteranëve, madje, sipas tyre, ky ligj tashmë është i padrejtë dhe diskriminues.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, nuk është përgjigjur për këtë çështje, pavarësisht interesimit të “Zërit”.

Kurse, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se ndryshimet në ligj janë bërë në të mirë të veteranëve.

“Ky nuk është një ligj i përkryer, por është më i mirë se që ka qenë. Pasi pensioni i veteranëve do të jetë deri në 250 euro. Po ashtu tani veteranët që punojnë mund të marrin 50% të pensionit, gjë që deri tani nuk mund ta merrnin. Kategorizimi ka qenë edhe në ligjin e mëparshëm, por tani kategorizimi i është bërë vetëm tek paga dhe ky kategorizim është bërë për shkak se FNM-ja ka kushtëzuar që të bëhet kjo ose të ndalet pensioni. E për mos t’ua ndalur pensionet kemi bërë këtë pranim”, ka deklaruar Gucati… (b.an)

Next Post
Shërbimet publike, Harito: Brenda vitit hapen dy qendra të integruara

Një nga prindërit pushim? Harito: Mbani përgjegjësi nëse gënjeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com