• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Palestinezët në Gaza të dëshpëruar për ushqim!

by A M
17/11/2023 22:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) tha se palestinezët po përballen me urinë për shkak të mungesës së furnizimeve. Zyrtarët ndërkombëtarë thonë se një krizë humanitare për 2.3 milionë banorët e Gazës po hyn në një fazë të re, më të rëndë, ndërsa lufta hyn në javën e saj të shtatë.
Pothuajse e gjithë popullsia e Gazës ka nevojë dëshpërimisht për ndihmë ushqimore, tha drejtoresha ekzekutive e ËFP, CindyMcCain.

“Me afrimin e shpejtë të dimrit, vend strehimet e pasigurta dhe të mbipopulluara, dhe mungesa e ujit të pastër, civilët janë në prag urie”, tha ajo në një deklaratë.

Pas presionit amerikan, kabineti i luftës i Izraelit miratoi lejimin e dy kamionëve me karburant në ditë në Gaza për të ndihmuar në plotësimin e nevojave të OKB-së.Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendimi erdhi pas një kërkese nga Uashingtoni.

Autoritetet shëndetësore të Gazës që konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 11,500 njerëz janë konfirmuar të vdekur, 40% e tyre fëmijë, me shumë të tjerë të bllokuar nën rrënoja. Në spitalin më të madh të Gazës AlShifa, fokusi kryesor i sulmit tokësor të Izraelit, u gjet një automjet me një numër të madh armësh dhe një strukturë nëntokësore që ushtria e quajti një bosht tuneli të Hamasit, pas dy ditë kërkimesh. Ushtria publikoi një video që tregonte një hyrje tuneli në një zonë të jashtme të spitalit. Një buldozer dukej në sfond duke gërmuar.

Ushtria tha gjithashtu se kishte gjetur trupat e dy pengjeve në ndërtesa afër, por jo brenda, ambienteve të spitalit. Izraeli ka pohuar prej kohësh se spitali qëndron mbi një bunker të gjerë nëntokësor që shërben si bazë komanduese e Hamasit.

Spitali i fundit që funksionon plotësisht në gjysmën veriore të Gazës, A lAhli, u detyrua të mbyllë departamentin e kirurgjisë. Dyshemetë e spitalit indonezian të Gazës janë plot me fëmijë të plagosur si dhe pacientë të tjerë. Të plagosurit vijnë këtu pasi spitali Shifa doli jashtë funksionit. Stafi i spitalit AlShifa tha se një foshnjë e lindur parakohe vdiq në spital të premten. Tre foshnja të tjera kanë vdekur mëparë.

Izraeli kishte thënë se do të dërgonte ndihmë duke përfshirë inkubatorë për të shpëtuar 36 foshnja. Por stafi tha se izraelitët nuk lejuan asnjë ndihmë domethënëse për foshnjat ose qindra pacientë të tjerë dhe mijëra njerëz të zhvendosur të bllokuar brenda kompleksit ndërsa komandot izraelite e kontrollonin atë.

/a.d

Next Post
Grupi E/ Shqipëria në krye: Shuhen shpresat e Polonisë për vendin e dytë, barazim jetik i Çekisë, llogaritë

Grupi E/ Shqipëria në krye: Shuhen shpresat e Polonisë për vendin e dytë, barazim jetik i Çekisë, llogaritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In