• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Palestinezët dhe izraelitët meritojnë të jetojnë në mënyrë të sigurt”/ Joe Biden përshendet armëpushimin: Administrata ime do të vazhdojë…

by Java News
21/05/2021 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Joe Biden përshëndeti të enjten armëpushimin që pritet t’i jap fund luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit, duke thënë se ai sheh një “mundësi të mirëfilltë” drejt qëllimit më të madh për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Presidenti Biden e përshëndeti kontributin e qeverisë egjiptiane, e cila luajti një rol vendimtar në ndërmjetësimin e armëpushimit dhe tha se ai dhe ndihmësit e lartë të Shtëpisë së Bardhë ishin përfshirë intensivisht në një përpjekje “orë pas ore” për të ndalur gjakderdhjen.

“Unë besoj se palestinezët dhe izraelitët meritojnë të jetojnë në mënyrë të sigurt dhe në siguri, të gëzojnë masë të barabartë të lirisë, begatisë dhe demokracisë”, tha Presidenti Biden. “Administrata ime do të vazhdojë diplomacinë tonë të qetë, të paepur drejt arritjes së këtij synimi.”

Presidenti bëri një deklaratë për mediat në Shtëpinë e Bardhë, menjëherë pasi Izraeli dhe Hamasi njoftuan se armëpushimi do të hynte në fuqi në 2 orën të mëngjesit të së premtes, duke i dhënë fund një lufte 11-ditore që shkatërroi një pjesë të gjerë të Rripit të Gazës dhe ndali shumicën e aktiviteteve në pjesën më të madhe të Izraelit. Luftimet shkaktuan të paktën 227 të vrasë në Gaza dhe 12 të tjerë në Izrael. Zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli pranoi propozimin egjiptian pas një takimi natën vonë të kabinetit të tij të sigurisë.

Hamasi, pak më vonë, bëri të njejtën gjë dhe tha se do të nderonte marrëveshjen.

Përpjekjet diplomatike për një armëpushim u shtuan të enjten pas thirrjes që Presidenti Joe Biden i bëri një ditë më parë Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të ulur tensionet dhe pas deklaratave të zyrtarit politik të Hamasit, Moussa Abu Marzouk, i cili tha se besonte se armëpushimi do të arrihej “brenda një ose dy ditësh”./VOA

g.kosovari

Next Post
Zylfie Haklaj: Sali Berisha përdori emrin e Ramush Haradinajt për të na goditur në Suedi, e akuzonte si kriminel lufte

‘Për ty, ky është vetëm fillimi’/ Berisha 'non grata' në SHBA, Zylfie Haklja: Boll hëngre me mashtrime. E preve ne besë Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

I plagosuri në protestë dërgohet në Itali, Rama: Nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha (VIDEO)

October 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Prindërit do të paguajnë gjobat për fëmijët”/ Leka: Masat ndëshkuese nuk e ndalin dhunën, duhet dialog

October 25, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Bilanci i të lënduarve në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 4 persona marrin ndihmë mjekësore

October 25, 2026
Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In