• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pakti për detin, ish-koloneli Pashaj i përgjigjet Berishës: Vepër antikombëtare

by Java News
16/10/2016 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklarates se ish-kryeministrit Berisha se nje vend fqinj ndikoi qe Gjykata Kushtetuese te rrezonte paktin Detar mes Shqiperise dhe Greqise, duke nenkuptuar Turqine, ka reaguar sot edhe ish-koloneli Myslim Pashaj, në një shkrim për “Panorama”.

Berisha-Pashaj I njohur per angazhimin e tij ne debatin publik, por edhe ate ne Kushtetuese, kunder ketij pakti, Pashaj i pergjigjet Berishes duke hedhur poshte te gjitha aludimet e tij.

NGA MYSLIM PASHAJ

“Hesht për atë që nuk mund ta thuash!”, thotë aforizma. E nisëm kësisoj, sepse Sali Berisha e ka një dhimbje brenda vetes së tij, që e trysnon në vetëdije. Në morinë e përfshirjes dhe të angazhimeve jashtë mase, ky njeri i helmit, me atë energji të cilën e ka si askush tjetër, i përvidhet kohës dhe kthehet sërish në pakohën e tij, sepse ashtu e çojnë faktet, veprat që ai ka bërë, të cilat i diktojnë atë çka është jashtë arsyes.

Pakti Detar famëkeq është vepër e tij. Pas kaq kohe, në shtatë vjet, do të kishte pasur një hapësirë, e një sheshpushim ku vetëdija e tij të çelte diçka kalimtare ose të nënkuptueshme, për atë që ka ndodhur. Por, në këtë tmerr të botës së ligësisë së tij në atë mbrujtje të pazakontë, ai përleshet në shtrat të merimangës me vetveten. Duhet ta ketë një brerje ndërgjegjeje, veçse për vetveten e tij të dashur, për qëllimet e veta politike, duke mos marrë parasysh, se cilave kështjella dhe cilave mure ai u ka hapur shteg që të futen qëllimet antikombëtare.

Pakti Detar i vitit 2009 është vepër antikombëtare e tij, dhe e askujt tjetër, që s’mund të krahasohet as me Vermoshin apo Shën Naumin e Zogut. Ai përfytyron dhe sjell një logjikë mashtruese për të mbuluar veprën e krimit. Thërret në skenë fantazmat rajonale në spektër të gjeopolitikës dhe gjeostrategjisë, për të ndezur një zjarr konflikti që askush nuk do ta dojë: ”Turqia ka nxitur rrëzimin e Marrëveshjes Detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, sepse u pagua ryshfet tek anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.”

E gjithë kjo rrjedh nga buzët dhe gjuha e tij e ligësisë së paskaj, kalon në urrejtje e konfliktin të cilin ai e mban ndezur në Kuvendin e Pakuvend të Shqipërisë, ai luan tragjikisht me shkapërderdhjen politike të sotme, të cilën e ka ngjizur dhe ndërtuar sipas shëmbëlltyrës së tij, me varfërinë dhe mjerimin, me Korrupsionin dhe Kanabismin, me krimin e organizuar, si pjesë e tragjizmit shqiptar, mandej me gjuhën e qytetarit dixhital, penetron përmidis veprave të tij, duke i thirrur në një kohë kaq të vështirë për Shqipërinë.

”Cila është arsyeja? Cila është pse-ja? Ai mendon se është një notar i përhershëm dhe që s’mbytet kurrë, noton në atë det, po me të njëjtën energji, por Perëndia e Detit, Poseidoni, e ka sjell në breg shpresën e Drejtësisë, e cila mund të jetë zhytur po nuk është mbytur. Ajo duket tanimë në breg. I pari njeri që duhet të dalë për t’u gjykuar për veprën e tij, midis të cilave edhe Pakti Detar, ky është Sali Berisha. Me rindezjen dhe rihapjen, ai s’bën gjë tjetër, veçse na sjell aq të qartë mobilizimin e tij tërësor, për ta çuar në fund atë vepër.

Ai nuk la profesionistët dhe teknikët që të merreshin me mbrojtjen, por ai, si kurdoherë, u muar vet, deri në detaje, duke hedhur poshtë që nga legjendat deri te matja e hapësirave me kompasin e tij komedian, e po kësisoj vijon edhe sot, pas shtatë vjetësh. Ai është zhytur edhe më shumë në humbellën e së keqes antikombëtare, vihet në krahë të Politikës greke, e cila ishte dhe është, sikundër atëherë, duke dëshmuar para tyre edhe një herë, që të merret vesh se kush kanë qenë synimet e tij. A thua se vërtet, afër detit të tij në Dhërmi është një fije kashte dhe ai do të mbahet?

Jo! Ai e shtrin shumë më gjerë synimin e tij të mbrapshtë, të fusë aq pa vend edhe Turqinë në këtë qerthull të krijuar më shumë prej tij, mbasi shteti grek është më i kursyer në deklarata, sepse gjithçka nuk është projektuar e zbatuar nga ata, por nga një njeri i vetëm, dhe ky është Sali Berisha. Zonja Bakojanis, atëbotë, pat thënë me përqasje klasike dhe moderne të Marrëveshjes Detare se ajo ishte “state of art” ( gjendje e një niveli të lartë, të zhvillimit e të krijimit, si një mjet teknik, ose hulumtues e arritjes së lartë…) Kjo e thënë nga goja e zonjës Bakojanis.

Pse të mos merrej e tillë, kur firma u hodh hapur mes fishekzjarrësh… me dëshirën e Berishës për të realizuar qëllimet e tij. Vetëm pesë orë më vonë, deti shqiptar u tallazua, pas një viti Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e shqyrtoi ata vepër, dhe e hodhi poshtë, tërësore, pa marrë parasysh trysninë politike të mbrapshtë. Ryshfeti që paska thënë Bakojanis dhe që përmendet sot nga Berisha është një lojë e rrezikshme në rajon, e kjo edhe më shumë e kullandris Berishën të gjykohet para një opinioni që pret drejtësinë. Litari po mblidhet te strumbullari. Kali i Sali Berishës që shiu si deshi në lëmin e shqiptarëve, e ka vendin te strumbullari i gjykimit.

* Profesor në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Next Post
Banka Botërore: Trajektore pozitive në ekonomi, por duhet kujdes në vitin e zgjedhjeve

Banka Botërore: Trajektore pozitive në ekonomi, por duhet kujdes në vitin e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

May 3, 2026
Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

May 3, 2026
​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

May 3, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Dash Shehi kujton ’92: Ishim të zotë të rrëzonim diktaturën, por jo të ndërtonim shtetin

May 3, 2026
Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

May 3, 2026
Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

May 3, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Tragjedia në Durrës, reagon Edi Rama: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital

May 3, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Erion Braçe shpërthen pas tragjedisë në Durrës, kërkon ndryshime urgjente në Kodin Rrugor dhe Penal

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In