• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Banka Botërore: Trajektore pozitive në ekonomi, por duhet kujdes në vitin e zgjedhjeve

by Java News
16/10/2016 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia shqiptare gjendet në një trajektore pozitive, me tregues inkurajues, por që mund të ndikohet nga klima politike veçanërisht gjatë vitit të ardhshëm zgjedhor.

Në një intervistë ekskluzive për Report TV, Kreu i Bankës Botërore për Shqipërinë, Tahseen Sayed, komenton ecurinë e ekonomisë së vendit, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimësisë së reformave veçanërisht kur vjen fjala te klima e të bërit biznes.

‘Është normale që zgjedhjet e përgjithshme të kenë efekt negativ në ekonomi në raste të caktuara. Këto efekte mund të shfaqen në formën e ngadalësimit të reformave, apo të projekteve.

Por vërejmë se ecuria e deritanishme e reformave ka qenë domethënëse, dhe e mjaftueshme për të siguruar vazhdimësinë e tyre edhe pas përfundimit të zgjedhjeve dhe përcaktimit të qeverisë së re’.

Sayed thotë se ekonomia shqiptare është mjaft e ekspozuar ndaj zhvillimeve negative të ekonomive rajonale, në listën e të cilave është shtuar tashmë Turqia, për shkak të trazirave politike që kanë ndodhur aty së fundmi.

‘Si ekonomi e vogël, ekonomia shqiptare është shumë e varur nga ekonomitë me të cilat ka raporte të ngushta tregtare. Dhe Turqia është një prej partnerëve më të afërt tregtarë të Shqipërisë.

Vlerësojmë se një klimë ekonomike pozitive në Turqi transmeton efekte pozitive në Ekonominë shqiptare, ashtu siç do të ndodhte e kundërta. Behet fjalë për një marrëdhënie të dyanshme ekonomike.

Një prej sektorëve më problematikë për Shqipërinë mbetet ai i rrugëve’.

Sayed thotë se aktualisht Banka Botërore ka nisur në Shqipëri implementimin e një programi, me vlerë totale prej 80 milionë dollarësh, për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e 130 mijë kilometrash rrugë ekzistente.

Shqiptarja/d.i.

 

Next Post
Basha mbështet protestat kundër plehrave: Pas Ramës qëndron Mafia

“Listat e mbyllura”, krerët e degëve të PD kundër Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, ende pa emër për pasardhësin

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë kundër Ukrainës

July 31, 2026

Kungulleshka politike me numrin e bashkive

July 31, 2026
VIDEO / Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkingun nëntokësor. Çfarë ndodhi?

VIDEO / Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkingun nëntokësor. Çfarë ndodhi?

July 31, 2026
Zyrtar i lartë i FIFA-s del kundër Infantinos, shtohen kritikat për planin e tij

Zyrtar i lartë i FIFA-s del kundër Infantinos, shtohen kritikat për planin e tij

July 31, 2026
“Nuk na përfaqësoni!” Po “na”, kë përfaqëson?

“Nuk na përfaqësoni!” Po “na”, kë përfaqëson?

July 31, 2026
“U mblodhëm për të vendosur modalitetet”, Bejko i prerë: Në 29 korrik zgjedhim kryetarin!

Bejko: Duhej analizuar reforma e vitit 2015 para se të propozohej një hartë e re

July 31, 2026
VIDEO / Reforma Territoriale, protestë në Urën Vajgurore: Mos e prekni qytetin e lashtë, nuk do ta lejojmë!

VIDEO / Reforma Territoriale, protestë në Urën Vajgurore: Mos e prekni qytetin e lashtë, nuk do ta lejojmë!

July 31, 2026
Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

Revolucioni ra, u kthye në linçim, mësimi nga Basha dhe ‘ikja’ e Jolës

July 31, 2026
Sánchez i përgjigjet kritikave për krizën migratore: Solidariteti është opsional, respekti për traktatet jo

Sánchez i përgjigjet kritikave për krizën migratore: Solidariteti është opsional, respekti për traktatet jo

July 31, 2026
VIDEO / Dallimet PS-PD për bashkitë, krahasimi me dy hartat për çdo qark

VIDEO / Dallimet PS-PD për bashkitë, krahasimi me dy hartat për çdo qark

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com