Nga Myslim Pasha
Detet janё tё Dheut! Dheu zotёron Detrat!
Marrёveshja e delimitimit, krijoi njё alarm tё papritur qё nё natёn e parё tё jetёs sё veprёs, nё zyrat e Ministrisё sё Jashtme. Njё gazetar qё nuk njihte hartografinё dhe as koordinatat, kish nё dorё njё fotokopje tё Marrёveshjes tё cilёn e kishte marrё nё Ministrinё e Jashtёme. Ai kёrkonte njё specialist qё tё lexonte dhe interpretonte hapёsirat, vijёn delimituese dhe sipёrfaqet. Ishte njё pёrkim rastёsor qё kjo marrёveshje ra nё dorё tё njё hartografi i cili pikasi njё dyshim tё madh, pёr vijёn ndarёse tё hapёsirёs detare. Kjo ishte rastёsia fatlume qё Marrёveshja ndёrroi udhё e nuk shkoi nё humbellat e humbjes sё hapёsirave sovrane tё Shqipёrisё. Nuk kish asnjё mister tjetёr.
Ky prill qё po kalojmё na zgjon dhe na hap nё kujtesёn historike, atё hulli tё shpresёs sё mirё, se autoriteti i epёrm i Gjykatёs Kushtetuese do ta shqyrtonte atё vepёr tё rёndё atikombёtare. Republika e Greqisё kish fituar nё njё “luftё’ pёr tё cilёn as i kish shkuar nёpёrmend, kur Deti i pёrbashkёt kish gllabёruar nё mёnyrё tё butё nga Dheu Kontinental shqiptar, njё sipёrfaqe tё Detit Territorial (qё ёshtё i barasvlershёn me Dheun Kontinental ) pothuajse sa sipёrfaqja e Bashkisё sё Durrёsit! Kjo nuk ish aftёsi , e zotёsi e palёs Greke, por njё zhvatje, vjedhje dhe gllabёrim saj, si njё vepёr aq e dukshme anti sё Drejtёs Detare Ndёrkombёtare, nё shkelje tё[h1] kritereve dhe parimeve tё Ligjit tё Detit (UNCLOS-82). Pala shqiptare aq inferiore, kishte rёnё nё njё rrjetё naiviteti, aq tё prapambetur dhe nuk jam nё gjendje se si ta vlerёsoj nё motivet e kёsaj vepre.
Kufijt e Shqipёrisё patёn njё ngasje instinctive historike nё njё ndjeshmёri tё menjёherёshme, ndёrkaq marrёdhёniet dypalёshe, nё vend tё pёrmirёsoheshin, pёrkundёr u pёrkeqёsuan ato.Nё kёto kushte GJKSH u bё garante nё shqyrtimin e sё drejtёs dhe tё vёrtetёs nё ruajtje tё Integritetit Gjeohapёsinor tё Atdheut, duke marrё nё konsidertatё atё qё kishte vluar anёekёnd Shqipёrisё, pёrgjatё vitit 2009. Kishte ardhur momenti i veprimit nё vёrshim, pёr ndriçimin e situatave , me zellin real dhe patriotik tё Pushtetit tё Katёrt (Mediumeve) dhe tё gjeoargumentёve tekniko ligjorё, tё oponencёs sё pavarur. Opinioni shqiptar, kish mbetur po aq i ndarё, herё nё indiferencё e herё nё fanatizёm tё skajshёm pёr tё gjetur se “kush ishte shitur dhe kush ishte blerё” Kaq dramatike ishte situata!
Ajo qё kishte ndodhur ishte e pashёmbullt , kur njё bashkёsi specialistёsh nё fushёn e Jurisprudencёs tё Ministrisё sё Jashtme dhe tё Ministrisё sё Mbrojtjes, si dhe specialistё tё gjeoinformacionit shqiptar, po ashtu tё Ministrisё sё Mbrojtjes nё njё grup negociator kishin negociuar dhe pёrgatitur Marrёveshjen e Delimitimit. Rrallё ndodh dhe ,ky mund tё jetё rasti i vetёm nё botё, kur mund ta veçosh se si pёrfaqёsues tё njё shteti, me njё entuziazёm fatal marrёzie, tё lёshonin papёrgjegjshmёrisht hapёsirat e tij , tё sё Drejtёs Detare Ndёrkombёtare. Njё pёrvojё turpi kombёtar, qё ёshtё e dridhshme ta pёrmendёsh, po aq e veçantё, kur pas denoncimit tё kёsaj marrёveshjeje, instutucionet shtetёrore shqiptare, deri nё kreun e piramidёs, me ishKryeministrin Sali Berisha dhe gjithё shtetarёt e tij, nё radhё, u vunё nё mbrojtje tё asaj marrёveshje aq antikombёtare. Kёta 14 vjet kanё qёnё dёshmi se sa mbrapa dhe tё pamaturuara qenё institucionet shqiptare,pёrgjegjёse pёr kёtё vepёr aq tё rёndё.
Po njё baraspeshё e matur u zgjua, nё ngrehinёn e vetёdijes kombёtare, kur pushteti mё i epёrm ligjor dhe autoritet pёr garantimin e Kushtetutёs, GJykata Kushtetuese e Shqipёrisё e shqyrtoi nё hollёsi atё marrёveshje dypalёshe Antikushtetuese me prirjen pёr t’iu afruar, sa mё shumё tё ishte e mundur, tё Drejtёs dhe tё Vёrtetёs. E tёra kjo, nuk duhet harruar sepse ёshtё njё pёrvojё aq e domosdoshme, kur tё dy shtetet po pёrgatiten qё ta çojnё Marrёveshjen nё GJND, nё Hagё.
Relatori i Çёshtjes Prof. Xhezair Zaganjori, ishte projektori ndriçues i shqyrtimit, i cili solli kulturёn,maturinё, arritjet, zotёsinё dhe pёrkimet e pёrvojave ndaj parimeve, kritereve, normave dhe ligjeve tё sё Drejtёs Detare Ndёrkombёtare. Ai shpalosi precedentёt botёrorё nё fushёn e Ligjit tё Detit, rastet e ngjashme, praktikat krahasimore tё pakundёrshtueshme, ku hap pas hapi u zbuluan argumentet qё i çarmatosёn Juristёt, tё po sё njёjtёs bashkёsi. Kaq vjet u bёnё dhe askush nuk ka cekur guximin juridik dhe ndjeshmёrinё reale qё Zaganjori, shpёrfaqi.
Mendoni se ç’shpёrpjestim ndjehej nё atmosferёn e Gjykimit, kur nuk mund tё pёrfytyrohej qё tё ndёrmerrej ndonjё hap pёr rrёzim tё Marrёveshjes, teksa ishte i njohur qendrimi i Qeverisё Shqiptare dhe i Kryeministrit i cili ishte nё ballё jo vetёm tё kundёrshtimit por edhe tё politizimit tё skajshёm. Por Gjykata kishte njё orientim tjetёr, jo vetёm tё pёrgjegjёsisё profesionale, por nё radhё tё parё, tё mbrojtjes sё Kushtetutёs , Integritetit Territorial Gjeohapёsinor tё atdheut, e kjo inspironte gjithё rrjedhёn e atij” ‘pushtimi’ qё si njё fantazmё ngjante se kёrcёnonte edhe nё atё sallё gjykimi, si kurrё ndonjёherё tjetёr.
Dukej sheshit, se pala shqiptare kish qёnё si njё mekanizёm shёrbyes pёr realizimin e atij qёllimi dhe ‘pushtimi tё butё ‘ tё hapёsirave detare shqiptare. Nuk ka mjaftuar kaq, por trupi mbёshtetёs i juristёve tё Kryeministrisё, i Ministrisё sё Jashtёme, Ministrisё sё Mbrojtjes dhe tё Parlamentit tё pranishёm nё kёtё shqyrtesё tё pazakontё, ngjanin aq tё ndёrsyer egёrsisht, ndaj oponencёs sё pavarur dhe argumenteve shkencorё dhe ligjorё qё ngriheshin. Njё inspirim i asillojshёm i sё keqes, mbetet tё jetё aq i rrallё, dhe gjer mё sot nuk ёshtё thёnё aspak nё opinionin e gjerё pёr qendresёn dhe objektivitetin tёrёsor tё trupёs sё GJKSH nё njё mbresё qё nuk mund tё harrohet. Gjithё ajo pjesё e aparatit tё shtetit, institucioneve nё kujtesёn historike do tё mbahen mend pёr barrёn e rёndё tё turpit e tё veprёs antikombёtare.
Hap pas hapi po dilnin dritёhijet, teksa pala shqiptare as i pёrmendi fare, gjeografinё aq tё ndryshme, tё brigjeve detarё pёrkatёs, nuk u evidentua, natyra ishullore e Korfuzit dhe tёrёsise sё ishujve dhe platformave shkёmbore detare, kundruall dheut kontinental shqiptar tё Karaburunit e deri ne gjirin e Ftelias. Pala shqiptare nuk kish cilёsuar statusin juridik tё hapёsirave detare qё delimitoheshin dhe as qё solli ndonjё statitistikё tё Hapёsirave Ekonomike Ekskluzive si dhe tё Detit Territorial qё zё 90% tё sipёrfaqes. Gjykata vuri re se pala e Republikёs sё Shqipёrisё as nuk e kish pёrmenduar dhe as pёrdorur nё procesin e delimitimit, parimin dhe kriterin e Ekite-sё = Equitable solution( qё tё çon nё njё zgjidhje tё drejtё dhe tё ndershme, pёr palёt nё konflikt, duke gjetur njё balancё sa mё tё mirё tё interesave tё secilёs palё). Si mund tё shmangeshin dhe neglizhoheshin ndёrtimi i vijave bazore e tё dy shteteve, nga ku do tё fillonte matja e duhur nё delimitim!? Dukej dhe pёcaktohej qartё e nuk mund tё mohohet se shkёmbi Barketa si njё shёnjё e perёndishme ndodhet nё qёndёr tё kanalit tё Korfuzit, kundruall Ksamilit , u pёrzgjodh si njё pikё nga duhet tё matej vija e mesme! Kish ngelur nё harresё, gjiri i Sarandёs, si hapёsirё historike e shtetit shqiptar, duke lejuar qё tё kryhej matja deri nё hyrje tё qytetit!
Njё dёshmi dhe mbresё krenarie dhe pёrkimi tё aftёsisё profesionale do tё mbetet vepra e kёsaj GJykate e cila nё kohёn kur iu kёrkua, me dinjitetin dhe vlerat morale tё vetёdijёs kombёtare shqyrtoi, vlerёsoi, analizoi dhe sёfundi hodhi poshtё kёtё marrёveshje : “9 me 0” nё njё vendim historik tё jashtёzakonshёm, nё mbrojtje tё Integritetit gjeohapёsinor tokёsor dhe detar tё Republikёs sё Shqipёrisё.
Ishte njё vendim historik nw prillin e pathyer tё Gjykatёs Kushtetuese tё Shqipёrisё.
Atё botё, shqiptarёt e vunё re, se si shteti fqinj, me institucionet e tij nё krahё tё Institucioneve shqiptare, mbrojti atё Marrёveshje antishqiptare. Vet znj Dora Bakojanis, cilёsoi me ngjyrime skajore, se ajo ‘marrёveshje’ ishte “state of art”( si njё projekt i kryearrirё) dhe qё kish realizuar objektivat strategjike tё Greqisё.