• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pakt të heshtur me Berishën”/ S’mbështetën Bejkon, Gjikondi: Bardhi e Tabaku po dëmtojnë identitetin e tyre politik!

by Java News
20/04/2023 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë Partia Demokratike çeli fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit, ku u prezantua kandidati Roland Bejko për Tiranën. Por në çeljen e fushatës u vu re mungesa e deputetes Jorida Tabaku, ndërsa deputeti Gazment Bardhi ishte i pranishëm, por publikisht nuk mbështeti Roland Bejkon, por vetëm këshilltarët.

Për analisten Brizida Gjikondi, kjo lëvizja e dy deputetëve është në dëmtim të imazhit të tyre politik. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, analistja tha se ata kanë një pakt të heshtur mes tyre me Sali Berishën, për vetë faktin se nuk u shprehën për Bejkon që është kandidat i Alibeajt.

‘Alibeaj ka merita pasi po shkëput të djathtën shqiptare nga berishizmi. Numri i 2 i kësaj partie që është Gazment Bardhi, promovoi emrat për këshilltarë bashkie, por nuk tha çerek fjalë për kandidatin për kryetar bashkie, të njëjtën gjë bëri edhe Tabaku. Figura të tilla që janë hequr si qendrestarë përpiqen që të mbajnë një dorë në bakllava dhe një dorë në revani. Më mirë njerëz që të pozicionohen qartë, sesa personazhe që rrinë në një krah dhe bëjnë duva për krahun tjetër. Tabaku dhe Bardhi në radhë të parë dëmtojnë identitetin e tyre politik. Kanë një pakt të heshtur me Berishën, që nga momenti që nuk shprehen për Bejkon për kandidatin e Alibeajt.

Ato krijojnë një premisë një mesazh për t’i treguar të gjithëve rezistencën, sidomos përballë një krahu siç është i Berishës dhe Metës. Alibeaj është për t’i hequr kapelën pasi ka dalë kundër Metës dhe Berishës. Gazment Bardhi bënte si një krah radikal i PD-së. Ai përpiqet që të promovojë veten të bëjë si agresiv që është në rresht të parë të rezistencën që i takon të pozicionohet qartas me krahun progresist. Rëndësi ka të shpëtosh fytyrën dhe moralin. Gazment Bardhi po kërkon vetëm që të promovojë veten. Ai dhe Tabaku i kanë arsyet e tyre personale private sepse nuk mbështesin kandidaturën e bashkisë së Tiranës për PD-në. Çdo shqiptar nga Konispoli e di shumë mirë që Bejko nuk është një kandidat Mjafton që të marrësh pjesë në atë betejë, rëndësi ka qe të jesh prezent për të marrë pjesë në garë.’- tha Gjikondi.

Duke u ndalur tek premtimi i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta për Tiranën Belind Këlliçit për transport falas, Gjikondi u shpreh se premtimet e tij janë si Sudja në ’97.

‘Premtimet si Sudja në ’97. E djathta shqiptare luan me mashtrimin dhe kërkon ë tu prishë mendjen dhe gjoja të marrë votën. Ti mund të arrish të bësh autobusë falas kur je një shtet që jem me standardet e Holandës. Këlliçi do të vazhdoj të bjerë. Është i sfumuar në fushatë. Në rreshtin e parë është Krymadhi dhe Berisha. Me vjen keq kur thonë është i zgjedhuri i Berishës, ai është i zgjedhuri i Metës.’- tha Gjikondi./m.j

Next Post
Roland Bejko: S’jemi pengje të oligarkisë e korrupsionit, jam besimplotë te fitorja

Roland Bejko: S’jemi pengje të oligarkisë e korrupsionit, jam besimplotë te fitorja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Premtimet për “qumështin me rubinet”

June 25, 2026
Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

June 25, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Largimi i Koçekut nga PS, Braçe: Ajo e ka të lehtë të ikë! Mua s’ma beson kush që jam i pavarur…

June 25, 2026
“Amerika është rikthyer”, Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

“Amerika është rikthyer”, Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

June 25, 2026
“Ferri” i verës godet Europën, 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

“Ferri” i verës godet Europën, 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

June 25, 2026
Meloni përplaset me Rutten pas deklaratave për Iranin, Roma flet për “kurth” dhe kërkon sqarime

Meloni përplaset me Rutten pas deklaratave për Iranin, Roma flet për “kurth” dhe kërkon sqarime

June 25, 2026
Asgjësohet kanabisi në Skuraj, arrestohen dy kultivuesit

Asgjësohet kanabisi në Skuraj, arrestohen dy kultivuesit

June 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Qershor 2026

June 25, 2026
Rama: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit në BE plotësojnë Europën

Rama: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit në BE plotësojnë Europën

June 25, 2026
Samiti për Ukrainën në Gdansk, 588 mld $ për rindërtim! BE hap rrugën drejt anëtarësimit

Samiti për Ukrainën në Gdansk, 588 mld $ për rindërtim! BE hap rrugën drejt anëtarësimit

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In