• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pakot-bombë për Clinton, Obamën e CNN, Trump: I dënoj me forcë!

by Java News
25/10/2018 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

President Donald Trump deklaroi të mërkurën se vënia në shënjestër e figurave politike amerikane dhe një rrjeti televiziv me paisje shpërthyese është “e neveritshme” dhe “e përçmueshme” dhe nuk ka vend në skenën politike amerikane.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump tha se ishte “jashtëzakonisht i indinjuar” për dërgimin e paketave rë dyshimta shpërthyese në adresë të Presidentit Barack Obama, të rivales së tij demokrate në zgjedhjet e vitit 2016, Hillary Clinton, rrjetit televiziv CNN në Nju Jork dhe figurave të tjeta politike dhe publike që kanë kritikuar presidencën e tij.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të se “veprime ose kërcënime për dhunë politike nuk kanë vend në Shtetet e Bashkuara”.

“Nuk mund t’i tolerojmë këto sulme prej frikacakësh. Dhe i dënoj me forcë të gjithë ata që zgjedhin dhunën. I jam mirënjohës Shërbimit Sekret, si edhe organeve lokale dhe fedarale të rendit për gjithçka që bëjnë çdo ditë për të ruajtur sigurinë tonë dhe u bëj thirrje njerëzve në gjithë vendin që të zgjedhin mirësinë dhe jo urrejtjen”, tha Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne duhet të bashkohemi”, tha ai.

Presidenti tha se “një hetim madhor federal” po kryhet për të identifikuar se kush i ka dërguar paketat.

Ndërtesa Time Warner në Nju Jork u evakuua pasi në magazinën e postës së rrjetit CNN u gjet një paketë e dyshimtë që ishte dërguar në adresë të këtij rrjeti.

Paisja që ishte në një zarf, u transportua me një kamion të posaçëm të departamentit të specializuar për bomba të policisë së Nju Jorkut. CNN-i njoftoi se paketa i ishte drejtuar ish-drejtorit të CIA-s, John Brennan, një kritik i ashpër i zotit Trump.

Ende nuk është konfirmuar nëse paketa ishte e ngjashme me pako të tjera që janë dërguar në adresë të Shtëpisë së Bardhë, si dhe në banesat e ish-Presidentit Obama, dhe çiftit Bill dhe Hillary Clinton.

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara tha të mërkurën se ka interceptuar paketa të dyshimta, të identifikuara si paisje të mundshme shpërthyese, dërguar në shtëpitë e ish-Presidentit Barack Obama, dhe ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.

Shërbimi Sekret tha se kishte kapur një paketë që i ishte dërguar zonjës Clinton në Westchester, një zonë në veri të Manhatanit të martën.

Gazeta New York Times njofton se paisja e gjetur pranë shtëpisë së ish-Presidentit Bill Clinton dhe kandidates demokrate për presidente në vitin 2016, është e ngjashme me atë që ishte vendosur në një kuti postare para shtëpisë së filantropistit, George Soros të hënën.

Një paketë tjetër u dërgua në banesën e zotit Obama në Uashington të mërkurën.

“Paketat u identifikuan menjëherë gjatë procedurës rutinë të kontrollit si paisje që mund të jenë shpërthyese dhe u trajtuan si të tilla”, tha Shërbimi Sekret në një deklaratë.

Në deklaratë shtohet se as zonja Clinton, as zoti Obama nuk i morën paketat dhe nuk ishin në rrezik t’i merrnin.

Ndërkohë Departamenti i Policisë në Sunrise të Floridës, njoftoi se po hetonte një paketë të dyshimtë që u gjend pranë një ndërtese kur është zyra lokale e anëtares së Kongresit, Debbie Wasserman Schultz, ish-kryetare e Komitetit Kombëtar Demokrat. Sipas njoftimeve të medias, paketa i ishte drejtuar ish-Prokurorit të Përgjithshëm në administratën e ish-Presidentit Obama, Eric Holder./VOA/

a.ç

Next Post
I dënuar me 4 vite burg për përdhunim, Interpol Tirana ekstradon kosovarin

I dënuar me 4 vite burg për përdhunim, Interpol Tirana ekstradon kosovarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In