• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Paketa fiskale, rritet taksash dhe akcizash më 2016

by A R
04/11/2015 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Televizioni Top Channel ka mësuar ndryshimet e reja që qeveria do të përpiqet që t’i aplikojë për disa taksa gjatë vitit të ardhshëm. Detajet e kësaj pakete fiskale u bënë të njohura gjatë emisionit  “Top Show” mbrëmjen e së martës.

Dokumentet e zotëruara nga stafi i këtij emisioni tregojnë se qeveria po përgatitet për një rritje të akcizës për birrën e prodhuar në vend  me 11% dhe atë të importit me 15 për qind.

Ndërsa, për verën vendase akciza rritet me 73%, ndërsa për atë të importit akciza përkundrazi ulet me 47%. Ky propozim ende nuk ka një shpjegim nga Ministria e Financave, kur duket se nga kjo rritje e taksës goditet prodhimi vendas.

Rritje taksash do të ketë edhe për sigurimet e automjeteve me 10 për qind. Nëse ky ndryshim miratohet, shqiptarët do të paguajnë rreth 450 milionë lekë më shumë për sigurimin e automjeteve në një vit.

Në këto dokumente, Ministria e Financave justifikohet se kjo rritje e siguracionit u bë pasi u hoq një vit më parë tatimi mbi vlerën e shtuar prej 20 për qind.

Qeveria propozon edhe vendosjen e taksës për hotelerinë me rreth 1 euro ose 140 lekë për çdo natë fjetjeje. Kjo taksë pritet të japë rreth 510 milionë lekë më shumë në buxhet.

Ndërkohë, renta minerare do të aplikohet jo mbi çmimin por mbi sasitë, pasi  kompanitë, më parë, për t’iu shmangur detyrimit më të lartë, raportonin çmime më të ulëta.

Qeveria propozon edhe taksat për pasuritë mbi truallin që do të jetë në tre nivele dhe luhatet nga 2,800 lekë për hektarë deri në 5600 lekë për hektarë, në varësi të zonave. E veçanta e kësaj takse është se do të paguhet jo vetëm nga pronari, por edhe përdoruesi i truallit.

“Kjo paketë fiskale që është përgatitur, ose ky draft me të cilën ne njihemi, nuk është se ka ndryshime të mëdha në tërësinë e vet nga asaj çfarë ne prisnim. Si të thuash pak a shumë janë prekur disa elementë të cilat më tepër tregojnë psikologjinë që qeveria aktuale ka e që është mos mbrojtja e prodhimit vendor një dhe e dyta është fakti që nuk ka mësuar nga të metat e paketave fiskale të viteve paraardhëse”, u shpreh Gjergj Buxhuku në “Top Show”.

“Unë e shoh akoma këtë si retushim sepse nuk arriti qeveria të vjelë produktet e duhura të strukturës tatimore progresive, të asaj që thanë tatim progresiv mbi të ardhurat. Ku është efekti pozitiv, kemi kurajon t’i themi sot të gjithë pushtetarëve mbi tatimin e të ardhurave personale në inkurajimin e ekonomisë shqiptare”, u shpreh Sherif Bundo, pedagog ne Universitetin e Tiranës.

“Është një draft që është hedhur për diskutim nga Ministria e Financave aty për të pritur reagimin e biznesit dhe opinionin e tyre mbi të. Mund t’ju them me siguri të plotë që ky nuk është drafti përfundimtar i taksave, pra nuk do të ketë rritje taksash”, deklaroi Elisa Spiropali, ish-drejtoreshë e Doganave.

/ Top Channel

Next Post

Berisha kundër "primit": Deformohet vota, shumica mbeten të papërfaqësuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com