• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paketa fiskale 2024/ Tabaku: Shqiptarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë taksa

by Java News
21/11/2023 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka analizuar buxhetin e vitit 2024 që u miratua dje në një seancë të pazakontë, në vetëm 5 minuta seancë plenare. Në një deklaratë për mediat, Tabaku t6heksoi se buxheti nuk është në interes të qytetarëve, ndërsa theksoi se shqiptarët do të paguajnë thuajse 70 milionë euro taksa më shumë. Sipas Tabakut, 145 milionë euro më shumë shkojnë për PPP dhe koncesione, që sipas saj gjysma e tyre janë nën hetim nga SPAK.

“Qeveria ka miratuar buxhetin 2024 në një seancë që nuk pati një debat të drejtë dhe të ndershëm për të kuptuar çfarë ofron buxheti për familjet e shqiptarëve. Prandaj, besoj është e udhës që shqiptarët të mësojnë dhe kuptojnë se përse ky buxhet i miratuar nuk është në interesin e qytetarëve që do të paguajnë thuajse 70 mln euro më shumë taksa. Në dhjetë vite të buxheteve socialiste, 95% e shqiptarëve u është ngarkuar mbi 3 mld euro. Ndërkohë që një pakicë e vogël ka përfituar favore fiskale që kanë krijuar një skemë pabarazie dhe pandershmërie. Shtresa e mesme paguan sot për sot barrën më të madhe fiskale ndërkohë që një grusht kompanish përfitojnë lehtësira fiskale, paguajnë një pjesë shumë të ulët të kësaj rritje. Skema e taksimit progresiv socialist ka inxhinieruar një sistem të pandershëm taksimi. Një biznes i madh në fushën e hotelerisë paguan një TVSH të reduktuar për produktet që shet në ambientet e saj ndërkohë që një biznes i mesëm do të duhet të paguajë 20% TVSH-në për produktet që shet në ambientet e tij. Një hotel me 5 yje paguan një taksë të reduktuar për fitimin ndërkohë që bizneset e AirBnB që ndikojnë në rritjen e të ardhurave familjare për një shtresë të mesme paguajnë deri në 23%. Një biznes i madh paguan 15% tatimin mbi fitimin ndërkohë që një profesionist i lirë, shtresës së mesme, do të paguajë deri në 23% nga 1 janari 2024.

E gjitha kjo ka prodhuar një ekonomi informale dhe ka incentivuar shpikjen e metodave dhe formave për t’i ikur këtij sistemi të padrejtë taksimi duke i bërë keq buxhetit të shtetit, ekonomisë dhe padyshim edhe vetë qytetarëve. Në vitin 2013 taksimi progresiv krijoi një sistem të pandershëm që flasim sot, sidomos shtresa e mesme, iu ngarkua një barrë progresive që u shit si taksim i drejtë. Në fakt prodhoi pandershmërinë e një qeverie që parashtroi argumentet e saj për këtë sistem të pandershëm socialist taksimi. Qytetarët nisën që t’i shmangeshin duke kaluar në informalitet apo duke hapur NIPT-e që i kushtojnë sot ekonomisë 30% të PBB. Një qeveri që ngre një sistem të padrejtë ndershëm nuk takson vetëm më të pafuqishmit por favorizon ato pranë vetes. Kështu nga viti 2015 qeveria ka nisur që të favorizojë vazhdimisht një grusht të vogël që zotërojnë gjithçka dhe ofrojnë thuajse kurrgjë PBB-së sonë. Të ardhurat për frymë të vendit janë ende më të ulëtat, ndërkohë që fuqia blerëse e shqiptarëve në raport me rajonin është ende e fundit. Pra për çfarë ka shërbyer vizioni ekonomik i qeverisë në këto dhjetë vite? Për të varfëruar shqiptarët, për të ndërtuar një sistem të pandershëm taksimi dhe për të incentivuar një ekonomi informale.

Shifrat e një dështimi qeverie fshihen edhe në mbledhjen e të ardhurave që megjithëse ka rritur taksat me mbi 3 mld euro vazhdon të mbledhë poa q sa dhjetë vite më parë, pra 25% të PBB-së. Dëshmi e dështimit progresiv të një qeverie socialiste që takson më të varfërit dhe favorizon oligarkinë. Dëshmi e një politike që favorizon një klikë të vogël ekonomike duke shtypur padrejtësisht shpirtin sipërmarrës të shqiptarëve. Një formulë që përshtatet edhe në buxhetin 2024 që u miratua dje. Me 70 mln euro taksa ekstra në kurrizin e shtresës së mesme dhe shqiptarëve. Qeveria propagandon në media se buxheti është i 7 mld eurove që është dy herë më e lartë se sa dhjetë vite më parë. Sigurisht, pasi ka më shumë taksa se sa dhjetë vite më parë. Por, përtej propagandës çfarë rezervon buxheti më i madh për shqiptarët dhe një Shqipëri të fortë?

1.Infrastruktura
Megjithëse qeveria socialiste propagandon se buxhet 7 mld euro është më i madhi në vite ai parashikon 24% më pak fonde për për ndërtimin e rrugëve se buxheti 2023 dhe jo veç kaq por referuar me fondet e pritshme për disbursim, që shoqërojnë buxhetin 2024, shifra është 14,5% më pak se plani i buxhetit të këtij viti.
Ku shkon pjesa tjetër?
-Tuneli Llogarasë që nuk po i duket fundi.
-Porti I Durrësit me vlerë 410 mln euro që u premtua do ndërtohej nga privati
-Dhe projekte të tjera që nuk janë në buxhet por propagandohen

2.Shëndetësia
Qeveria socialiste premtoi dhjetë vjet më parë se shëndetësia falas ishte synimi i saj. Premtoi që kujdesi për të sëmurët dhe kushte më të mira shëndetësore do ishin synimi i një politike të saj për shëndetësinë.
Dhjetë vjet pas këtij premtimi dhe qeveria socialiste ka sot një politikë që i jep më shumë para dhe buxhet tre kompanive të koncesioneve dhe PPP-ve në kontrata korruptive sot nën hetim nga SPAK se sa u jep qytetarëve shërbime shëndetësore.
Në këto 10 vite shpenzimet për rimbursimet për barnat shkuan nga 2.1% e shpenzimeve totale buxhetore në 2013 në 1.6% të totalit të shpenzimeve në 2024.

Kurse fondet nga sigurimet shoqërore, që vijnë si pasojë e rritjes së taksave, është rritur nga 20% në 40%. Ky është një shembull perfekt se si taksat e juaja nuk shkojnë për t’ju përmisuar shërbimet por tek korrupsioni.

3.Bujqësia

Sipas të gjitha të dhënave bujqësia përfaqëson mbi 20% të PBB-së ndërkohë që për thuajse dy vite me radhë rritja e saj ka qenë 0%. Si ka mundësi? Si ka mundësi që sektori më i madh ta lëmë në harresë?
Vizioni i qeverisë socialiste ka qenë standard që nga 2013; bujqve ofroi propagandë dhe radhë të gjata.

Siç edhe dihet ku ka radhë ka dhe korrupsion.
Shqipëria financoi mesatarisht më 0.19% të PBB sektorin bujqësor gjatë viteve 2020-2021. Sipas një krahasimi të Bankës Botërore, ky është niveli më i ulët në rajon dhe në BE.

Në buxhetin 2024, zëri i bujqësisë do të marrë të paktën 9% më pak financime se plani i këtij viti, i finalizuar në aktin normativ për ndryshimin e buxhetit 2023. Në shifra kjo përkthehet kështu; për 2024 bujqit do të kenë 15.6 mld lekë më pak se sa viti aktual
Pra, sektori i bujqësisë së pjesën e luanit në ekonominë tonë por financohet më pak nga qeveria socialiste. Ndërkohë që edhe fondet IPARD janë sot dyshim si pasojë e korrupsionit galopant që ka prekur çdo sektor të ekonomisë.

4.PPP

Në buxhetin 2024 nuk është për arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën apo dhe për projekte të tjera më të dobishme. Ku shkojnë milarda euro taksa të shqiptarëve? Për kë është realisht buxheti 2024 me vlerë 7 mld euro?
Përgjigjen e gjeni tek tabela e Koncesioneve/PPP-ve që vazhdon të marrë gjithnjë e më shumë miliarda nga taksa e shqiptarëve.
Qeveria socialiste ka vendosur që t’u japë 145 mln euro më shumë PPP-ve dhe koncesioneve ku gjysma e tyre janë nën hetim nga SPAK. Jo vetëm kaq por mazhoranca socialiste i dha lejen qeverisë socialiste që të paguajë më shumë dhe shtrenjtë PPP-të edhe pse prej mbi dy vjetësh Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka botuar një raport të situatës së PPP-ve dhe raportin e tyre me kontratën.

Ky raport që mungon është dëshmi se si qeveria socialiste u fsheh shqiptarëve se si i manaxhon taksat e tyre që i rrit përvit.
Në dhjetë vite ajo ka operuar si një ndërmjetës për t’i ofruar një grushti të vogël 50% të PBB-së në kontrata PPP/Koncesione kurse shqiptarëve 3 mld euro taksa më shumë.

Qeveria socialiste prej dhjetë vitesh u ka marrë më shumë taksa duke i shpërndarë abuzivisht një grushti të vogël oligarkësh që më tej i bekon me favore të tjera. Ky sistem i ngritur në institucion mbrohet përherë me fasadën e një propagande të inxhinieruar mirë dhe të veshur me cinizmin e një qeverie që di çmimin gjithçkaje dhe vlerën e asgjëje. Buxheti 2024 është buxheti i një qeverie socialiste që nuk ka menduar kurrë për tryezën tuaj. Sidomos sot! Në një kohë ku ekonomia shqiptare pritet të goditet nga inflacioni më shumë dhe shqiptarët të ndjejnë edhe më shumë keqqeverisjen socialiste që i ka varfëruar progresivisht.
Rritjen e kursimit të këmbimit, dëmtimin e kompanive që po eksportojnë dhe skemën korruptive të PPP dhe rrezikun e borxheve publike. Asgjë nuk ofron; varfërimin e qytetarëve dhe rritjen e taksave.”, thotë Tabaku.

/f.s

Next Post
Iu kthye dhëndri në shtëpi, Berishës i qesh fytyra: E patë çfarë bëmë ne në Parlament? E gjithë bota shkruajti

Iu kthye dhëndri në shtëpi, Berishës i qesh fytyra: E patë çfarë bëmë ne në Parlament? E gjithë bota shkruajti

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Bravo Jorida. Por duhet te distancohesh nga Berisha dhe Bardhi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In