• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Paketa fiskale 2016, Konfindustria kërkon ulje taksash

by A R
09/11/2015 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konfindustria do t’u kërkojë zyrtarisht qeverisë dhe parlamentit që të ulen taksat. Në një deklaratë të djeshme, Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku shprehej: “Konfindustria do t’u kërkojë ekzekutivit dhe vendimmarrjes politike në përgjithësi, që shtyllat kryesore të paketës fiskale 2016 të përbëhen nga ulja tërësore e taksave dhe tatimeve, shmangia e shkaqeve të informalitetit dhe njëkohësisht marrja parasysh e masave mbështetëse për prodhimin vendor”.

“Konfindustria vlerëson, se drafti në qarkullim i paketës fiskale 2016 në përgjithësi nuk i përshtatet gjendjes së tashme të rënduar të ekonomisë shqiptare. Rritja e parashikuar e akcizave dhe taksave për prodhimet vendore si birra, vera, pijet alkoolike dhe, nga ana tjetër, lehtësimi për prodhimet e importit, do të jetë me pasoja të rënda të drejtpërdrejta, deri në faliment, për sektorët e industrisë shqiptare”, thuhet në deklaratën e djeshme të Konfindustrisë.

“Heqja ose zbutja e masave mbrojtëse ligjore në fuqi, tërësisht të mbështetura në direktivat dhe përvojën e BE-së, është goditje me pasoja të paparashikueshme për prodhimin vendor dhe nënshtrim i plotë ndaj lobimeve të importuesve”, vijon deklarata e Konfindustrisë. “Konfindustria kundërshton rritjen e taksave mbi primet siguruese të detyrueshme, që, në kushtet e tregut të mbyllur dhe pa konkurrencë sektoriale, do t’u përcillet drejtpërdrejt qytetarëve dhe bizneseve. Gjithashtu, e papranueshme është edhe vendosja e taksave mbi truallin si dhe taksave dhe tatimeve të tjera të parashikuara në draftin në qarkullim të paketës fiskale”, e mbyll deklaratën e saj Konfindustria.

Reagimi i Konfindustrisë vjen pak ditë pasi në media u publikua lajmi, se nga 1 janari, qeveria ka vendosur të rrisë me 7 për qind taksën mbi primet e sigurimeve. Kjo është taksa që paguhet sa herë që presim sigurimin e makinave. Aktualisht kjo taksë është 3 për qind, por qeveria ka vendosur ta bëjë 10 për qind. Në fund të tetorit, kryeministri Edi Rama prezantoi në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar paketën e re fiskale. Kreu i qeverisë i bëri thirrje biznesit që të ketë kujdes me ndryshimet e reja në ligjin “Për Procedurat Tatimore”, duke thënë se nisma e ekzekutivit përcakton shumë qartë detyrimet e palëve.

BalkanWeb

Next Post

Votohet Kosova në UNESCO, ja skenarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com