• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Votohet Kosova në UNESCO, ja skenarët

by A R
09/11/2015 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në punimet e sesionit të 38 të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, që po mbahet në Paris, po zhvillohet një betejë diplomatike mes Perëndimit dhe Lindjes rreth çështjes më të rëndësishme, anëtarësimit të Kosovës. Sot Shqipëria, nëpërmjet ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati do të prezantojë para konferencës projektrezolutën me rekomandimin e Këshillit Ekzekutiv për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe do të kërkojë votimin pro kësaj rezolute. Por siç mësohet nga Parisi, ndërsa Shqipëria dhe vende të tjera mike të Kosovës do të kërkojnë mbështetjen e rezolutës, pala serbe e ka bërë të qartë tashmë se do të kërkojë shtyrjen e debatit mbi rezolutën. Kosova ka mbështetjen dhe lobimin e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, që kanë ndërmarrë një fushatë të gjerë dhe intensive diplomatike. Sipas të gjithë këtyre skenarëve, mendohet se rezultati do të jetë shumë i ngushtë, me ndoshta një deri në dy vota. Asnjëra palë nuk ka sigurinë e shifrave dhe gjithçka është ende e hapur. Federata Ruse dhe Afrika e Jugut u janë drejtuar me një qëndrim të përbashkët vendeve anëtare të UNESCO-s që të ruajnë “status quo”-në. Kërkesa e Kosovës mundi të kalojë më 21 tetor në Këshillin Ekzekutiv, pasi propozimi i bërë nga Shqipëria gjeti mbështetjen e 47 vendeve bashkësponsorizuese dhe u votua nga 2/3-tat e vendeve anëtare të këshillit, që morën pjesë në votim. Projektrezoluta e Këshillit Ekzekutiv tashmë gëzon bashkësponsorizimin edhe të 23 vendeve të tjera. Por, anëtarësimi mundësohet me votimin e 2/3-tave të delegacioneve të pranishme në Konferencën e Përgjithshme. Kosovën deri më tani e njohin 111 shtete.

Shqipëria përfaqësohet në Paris me ministrin e Jashtëm Bushati dhe me ministren e Kulturës Kumbaro, e cila iu drejtua të shtunën konferencës. Por, burimet diplomatike thonë se mbetet ende e vështirë të përcaktohet se çfarë do të ndodhë sot, pas prezantimit të rezolutës nga ministri Bushati. Një kërkesë për shtyrjen e debatit, sikurse ka paralajmëruar Serbia, votohet menjëherë dhe kërkon vetëm një shumicë të thjeshtë. Nëse do të ketë debate, të gjitha vendet që kanë dëshirë mund ta marrin fjalën dhe të parashtrojnë argumentet e tyre në favor apo kundër. Më pas procedohet me votimin. Votimi për anëtarësimin e një vendi të ri, që nuk është anëtar i OKB-së bëhet me 2/3-tat e votave të atyre që janë të pranishëm dhe votojnë, pra të votuesve në favor dhe kundër. Abstenimet konsiderohen si jovotues. Në këtë skenar nuk pritet të flasin të gjitha vendet që duan të marrin fjalën, por kërkohet nga delegacioni i një mbështetësi, mbyllja e debatit dhe kalimi në votim.

Por, në anën tjetër pritet që Serbia të mund të kërkojë shtyrjen e debatit në këtë pikë dhe sipas rregullores së konferencës, mocioni i shtyrjes së debatit ka prioritet ndaj mocionit për mbyllje debati, prandaj ai votohet i pari. Ndërkaq, ditën e djeshme në Kuvendin e Kosovës janë vendosur eskponate të ndryshme. Holli i Kuvendit të Kosovës është kthyer në muze. Aty, me iniciativën e kryetarit Kadri Veseli janë vendosur vitrina, të cilat mbajnë relikat e artefakteve të grabitura nga Serbia në vitin 1999. Një ditë para votimit për anëtarësim me të drejta të plota të Kosovës në UNESCO, Kuvendi i Kosovës ka vendosur që të kujtojë faktin se Serbia vazhdon t’i mbajë 1244 eksponate arkeologjike e etnologjike të cilat i mori nga Muzeu i Kosovës, kur u largua në vitin 1999 me ushtri e administratë.

/BalkanWeb/

Next Post

Dhjetë fantazi seksuale tek femrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Vendim i padrejtë, duhet të përjashtohej Berisha, jo unë!

U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Vendim i padrejtë, duhet të përjashtohej Berisha, jo unë!

May 1, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria, vend biznesi me potencial në rritje për kompanitë gjermane

Ibrahimaj: Shqipëria, vend biznesi me potencial në rritje për kompanitë gjermane

May 1, 2026
Pas lajmeve për shëndetin, Netanyahu poston video nga palestra duke u stërvitur

Pas lajmeve për shëndetin, Netanyahu poston video nga palestra duke u stërvitur

May 1, 2026
Meta reagon pas raportit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Trajtimi im çnjerëzor, si terrorist në kafazin “me 5 yje”

Meta reagon pas raportit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Trajtimi im çnjerëzor, si terrorist në kafazin “me 5 yje”

May 1, 2026
Djali i diplomatëve norvegjezë gjendet i vdekur, dyshohet se Epstein i la 10 milionë $

Djali i diplomatëve norvegjezë gjendet i vdekur, dyshohet se Epstein i la 10 milionë $

May 1, 2026
Aksidenti në Shkodër, policia jep detajet: Kamioni përplasi për vdekje këmbësorin, shoqërohet drejtuesi

Aksidenti në Shkodër, policia jep detajet: Kamioni përplasi për vdekje këmbësorin, shoqërohet drejtuesi

May 1, 2026
KQZ miraton shumën 10 milionë e 887 mijë euro për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, ja kur nis fushata

KQZ miraton shumën 10 milionë e 887 mijë euro për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, ja kur nis fushata

May 1, 2026
Rusia sulmon Ukrainën me 400 dronë brenda 8 orëve

Rusia sulmon Ukrainën me 400 dronë brenda 8 orëve

May 1, 2026
Aksident i rëndë në hyrje të Shkodrës, dyshohet për një të vdekur

Aksident i rëndë në hyrje të Shkodrës, dyshohet për një të vdekur

May 1, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i biletave të fluturimeve

Konflikti në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i biletave të fluturimeve

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In