• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paketa e Rezistencës Sociale / Veliaj: Ata që protestojnë, të vijnë të shërbejnë një pjatë supë

by A R
16/03/2022 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Botërore të Punës Sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi masat e marra nga qeveria me Paketën e Rezistencës Sociale, që ndihmon pjesën më vulnerabël të shoqërisë, por ai shtoi se kjo duhet plotësuar edhe me ndihmën në terren nga vetë punonjësit socialë.

Në takimin me një grup punonjësish socialë, ai i cilësoi ata heronjtë pa pelerina të Tiranës, që ndihmojnë këdo që ka nevojë në ditë të vështira.

“Sot jemi në një situatë kur po impaktohemi nga lëvizja e bursës. Varemi shumë nga tregjet botërore dhe na duhet t’a shpjegojmë se shumë prej çështjeve që ne do të donim t’i zgjidhnim, nuk janë në dorën tonë. Mungesa e furnizimit nga një treg, impakton gjithë tregun dhe çmimi rritet sepse nuk ka aq shumë ofertë sa të përballojë kërkesën. Çfarë do të bëjmë? Do të mbrojmë pjesën më vulnerabël të shoqërisë. Unë e di se ka pasur njerëz që shkuan tek koncerti i Malumës dhe paguan 1000 euro për një fotografi me të. Por jetojmë në kapitalizëm, ka njerëz që i bëjnë gjëra të tilla. Une e di që ka edhe njerëz në protestë, të cilët i njoh personalisht, që kanë një flotë me makina, por politikisht u intereson të shkojnë aty. Por, jetojmë në një vend të lirë, ku ti mund t’i bashkohesh çfarëdo kauze e qëllimi. Ama pyetja është: Çfarë do të bëjmë me problemet reale? Së pari, janë masat e qeverisë. Nëse ne llogarisim që sot ushqimet e shportës mujore janë rritur me 25 mijë lekë, atëherë pagesa shtesë prej 30 mijë lekësh, për ushqimet e shportës, për ata që kanë pagat e ulëta, pensionet e ulëta, që janë me ndihmë ekonomike ose që trajtohen në qendrat tona sociale, është një kompensim që duhet bërë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se kushdo që ka mundësi, duhet të japë një dorë në këtë situatë të vështirë.

“Për dikë që është bankier, apo që punon në kompani sigurimesh, jo vetëm që s’ka nevojë për këtë kompensim, por do ishte mirë që edhe ata të japin një kontribut. Përveç punës që bën qeveria me indeksimin e pensioneve apo kompensimin me 30 mijë lekë për ushqimet e shportës, ndihma duhet të shkojë edhe në rrafshin tjetër, që lidhet me ndërveprimin njerëzor, për të ndihmuar një gjysh apo një gjyshe të vetmuar. Pra, është e nevojshme që ta bëjmë edhe trajtimin financiar, dhe më vjen mirë që sot kemi një bord për kontrollin e çmimit të naftës, kemi një paketë financiare që indekson pensionet, kemi një bonus për ata me ndihmë ekonomike, por nëse e lëmë me kaq, është punë e lënë përgjysmë. Duhet të japim edhe ndihmën tjetër, që ka lidhje edhe me shëndetin mendor, ndihmën psikologjike e sociale”, nënvizoi kryebashkiaku Veliaj.

Ai komentoi edhe protestat e ditëve të fundit, kur tha se ata që i shfrytëzojnë këto protesta, së pari duhet të shërbejnë për dikë në nevojë, siç bëjnë çdo ditë punonjësit socialë.

“Jetojmë në një vend shumë të politizuar. E kemi marrë politikën si sport, si ata fanatikët e ultrasit, dhe jemi gati të theremi për logot e partive. Por, duhet të ulemi pak me këmbë në tokë. Atyre që duan të shfrytëzojnë protestat ju them: Do kisha shumë dëshirë t’ju shikoja njëherë në një qendër sociale, duke shërbyer një pjatë supë, për të thënë që ‘Po, do protestoj e do ta kap qeverinë e bashkinë prej fyti, por gjithashtu do të gjej një orë kohë të shërbej një pjatë supë, të bëj diçka konkrete’. Megjithatë, unë e di se disa janë thirrur që të shërbejnë, të jemi ilaç për një shoqëri të polarizuar”, tha Veliaj.

Ndërkaq, ai u shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë kontributin e jashtëzakonshëm të gjithë punonjësve socialë që punojnë në Tiranë.

/a.r

Next Post
Video/ Elsa Lila me kapele në kokë dhe pranga në duar, momenti i arrestimit në Itali për trafik droge

Video/ Elsa Lila me kapele në kokë dhe pranga në duar, momenti i arrestimit në Itali për trafik droge

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Kyte lali shkerdhaten duhet ta keni ne kujdes,ju organet e drejtesise,se prej ne shites fiqesh,u be ,mashtrues,dhunues e hajdut klasit,duhet tja ndalni hovin.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In