• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paketa e re fiskale, ja si do të ndryshojnë gjobat ndaj bizneseve

by A R
29/10/2019 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Zbardhen të tjera detaje nga paketa fiskale e qeverisë. Shumë shpejt në Parlament do të shkojnë ndryshime për vitin 2020 dhe këtë herë qeveria do të zbatojë një skemë progresive sa i takon gjobave ndaj biznesit. Ndryshimet e parashikuara lidhen me gjobitjen e bizneseve, të cilët nuk janë të regjistruar si të tillë, por edhe për ata bizneset të cilët janë regjistruar, por nuk lëshojnë faturat shoqëruese, duke përfshirë këtu bizneset e mëdha dhe të vegjël.
“Për bizneset e vogla, që nuk janë të regjistruara në TVSH dhe që nuk lëshojnë fatura, ose i lëshojnë me elemente gjysmake sipas ndryshimeve të reja ligjore, dënohen me gjobë prej 50,000 lekë. Tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe për TVSH-në, dënohen me gjobë prej 100,000 lekë, por jo më pak se vlera e TVSH-së munguar.
Tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit mbi fitimin dhe për TVSH-në, dënohen me gjobë prej 150,000 lekë, por jo më pak se vlera e TVSH së munguar”, thuhet në draft.
Gjoba progresive
Më tej në paketën fiskale theksohet se do të ketë gjobë progresive për ata biznese të cilët e përsërisin këtë shekeje për të dytën herë, duke arritur edhe në bllokim të aktivitetit deri në ditën që këto gjoba do paguhen. “Përveç dënimit me gjobë, sipas pikës 1 të këtij neni, përveç masës së gjobës për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në bëhet vlerësim tatimor për tre muajt e fundit, duke përdorur metodat alternative. Sipas ndryshimeve të propozuara, subjekti, i cili për herë të dytë brenda vitit kalendarik, kryen një shkelje gjobitet me 100,000 lekë për tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël pa TVSH, 200 000 lekë për tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël me TVSH, 300 000 për tatimpaguesit e tjerë të regjistruar për tatimfitimi dhe TVSH. Për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në bëhet vlerësim tatimor për periudhat e fundit të pavlerësuara, por jo më tepër se tre muaj, duke përdorur metodat alternative, të parashikuara në nenet 71 dhe 72 të këtij ligji. Më tej, ndaj biznesit merret masa e bllokimit të veprimtarisë në vendin ku është konstatuar shkelja për 30 ditë kalendarike, e cila hiqet nëse tatimpaguesi paguan penalitetet e vendosura”, sqarohet në draft.
Në ndryshim të penalitetit shikohen edhe ato raste kur një biznes që lëshon dëftesë tatimore me vlerë të paraqitur, ose edhe ato raste kur kjo dëftesë nuk është e plotë apo përdoret edhe jashtë institucionit të autorizuar. Sipas ndryshimeve të bëra në paketën fiskale, gjobat në këto raste fillojnë nga 10 mijë në 50 mijë lekë.“Ndryshimet përcaktojnë se tatimpaguesi që lëshon një dëftesë tatimore, me vlerë të parashtypur, që nuk përmban elementet e përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore, për dëftesën tatimore/biletën me vlerë të parashtypur, dënohet me gjobë, në masën 50 000. Tatimpaguesi që lëshon dëftesë tatimore, ku ka shënuar një vlerë të ndryshme nga vlera e furnizimit, ose e çmimit të afishuar, dënohet me gjobë në masën 50 000 lekë; moslëshim i biletave të shërbimit me vlerë të parashtypur, të prodhuara nga institucionet e autorizuara, të përdorura në sektorë të ndryshëm, dënohet me gjobë, në masën 10,000 lekë”, përcaktohet në paketën fiskale. Sipas ndryshimeve të bëra do të gjobitet edhe ai biznes i cili nuk instalon pajisjet e reja fiskale dhe nuk i mirëmban ato, pasi në shumë raste problematika në software krijojnë parregullsi në fatura.
/a.r
Next Post
Horoskopi ditor, e Hënë 10 Shtator 2018

Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, 29 tetor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In