• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paketa e re e ‘drejtësisë’, plot 40 ligje presin të trajtohen në Kuvend

by Java News
26/12/2016 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i reformës në drejtësi tashmë e mbylli misionin e tij, të enjten që shkoi, por do të jetë Komisioni parlamentar i Ligjeve që do të shqyrtojë rreth 40 projektligje që i përkasin fazës së tretë të reformës në drejtësi.

Tashmë puna ka nisur prej ditësh me projektligjet e para, siç janë: ligji organik për Presidentin, ligji antimafia apo ai “Për masat kundër financimit të terrorizmit”. Ligjet e paketës së dytë të reformës në drejtësi do të vijojnë në janar të diskutohen dhe të miratohen në Kuvend për të plotësuar të gjithë bazën ligjore që duhet për funksionimin e të gjitha institucioneve që lidhen me sistemin e drejtësisë. Ashtu si edhe në fazën e parë, atë të shqyrtimit e të miratimit të 7 ligjeve gjithçka u bë me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë të Euralius dhe OPDAT, edhe në këtë fazë projektet janë hartuar në bashkëpunim me këta ekspertë.

Projektet janë tashmë në Kuvend dhe pritet që të nisin një e nga një. Nuk është përcaktuar ndonjë datë fikse për përfundimin e gjithë paketës së dytë, por është një punë edhe më e madhe përpara, ndërkohë që paralelisht do të nisë edhe zbatimi i vetingut. Edhe në Komisionin e Ligjeve do të jetë kryetari Fatmir Xhafaj që do të drejtojë punën për shqyrtimin e ligjeve.

Paketa e ligjeve është e ndarë në 7 paketa të tjera më të vogla. E para në radhë vjen paketa e ndryshimeve kushtetuese, e cila prek amendamente kushtetuese për sistemin e drejtësisë, amendimet kushtetuese për çështjet e tjera (BE,NATO, Dekriminalizimi etj.), ligjin për Gjykatën Kushtetuese, ligjin organik për Presidentin apo edhe ligjin për referendumet.

Tashmë Kuvendi e miratoi paketën e ndryshimeve kushtetuese, por pritet të disku- Darina Tanushi tojë të tjera çështja që kanë lidhje me ligjet organike që rregullojnë veprimtarinë e disa institucioneve. Në përmbushje të objektivit (fazës) të tretë, grupi i ekspertëve të nivelit të lartë me asistencën e sekretariatit teknik, bazuar në gjetjet e Dokumentit të Analizës së Sistemit (të përgatitur gjatë fazës së parë) dhe në zbatim të objektivave të Dokumentit Strategjik (të përgatitur gjatë fazës së dytë) ka hartuar paketën e projektligjeve të nevojshme për reformimin e sistemit të drejtësisë.

 

Edhe ky proces synohet nga maxhoranca të jetë gjithëpërfshirës, me kontributin dhe mbështetjen e institucioneve të sistemit të drejtësisë, ekspertëve vendas, partnerëve ndërkombëtarë, subjekteve të tjera të interesuara dhe opinionit publik. Reforma në drejtësi ka përmbyllur tashmë dy fazat e para të saj.

Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, që përbën dhe fazën e parë, është një dokument me rreth 450 faqe, i pari i këtij lloji në 25 vjet, i cili pasqyron në mënyrë të plotë një analizë të hollësishme mbi sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Ndërsa faza e dytë lidhet me Strategjinë për Reformimin e Drejtësisë dhe Planin e Veprimit për zhvillimin e saj.

Ky dokument synon t’u japë zgjidhje gjetjeve, problematikave dhe përfundimeve të identifikuara në dokumentin e analizës së sistemit të drejtësisë, përmes ndërhyrjeve kushtetuese e ligjore që duhen kryer në këtë drejtim. Reforma në drejtësi është konsideruar një kusht kyç për integrimin në Bashkimin Europian.

Madje në raportin e fundit të BE-së për Shqipërinë është theksuar veçanërisht se hapja e negociatave do të varet nga rezultatet konkrete që do të vihen re në zbatimin e reformës në drejtësi. Kryesori që është vlerësuar nga BE është procesi i vetingut, ose i kontrollit e verifikimit të gjyqtarëve e prokurorëve, përgatiti ”Gazeta Shqiptare”. (b.an)

Next Post
Jetimorja e Shkodrës, pas skandalit seksual emërohen punonjës të patrajnuar

Jetimorja e Shkodrës, pas skandalit seksual emërohen punonjës të patrajnuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me mjetin bujqësor, 50-vjeçari dërgohet me urgjencë te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me mjetin bujqësor, 50-vjeçari dërgohet me urgjencë te Trauma

July 22, 2026
SHBA dhe Arabia Saudite vulosin marrëveshjen bërthamore, Uashingtoni mban nën kontroll programin e Riadit

SHBA dhe Arabia Saudite vulosin marrëveshjen bërthamore, Uashingtoni mban nën kontroll programin e Riadit

July 22, 2026
“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

July 22, 2026
Himarë/ Elektricisti 55-vjeçar humb jetën gjatë ndërhyrjes për rikthimin e energjisë elektrike

Himarë/ Elektricisti 55-vjeçar humb jetën gjatë ndërhyrjes për rikthimin e energjisë elektrike

July 22, 2026
Vranësira në mëngjes, reshje dhe përmirësim gjatë ditës, ja sa do jenë temperaturat sot

Vranësira në mëngjes, reshje dhe përmirësim gjatë ditës, ja sa do jenë temperaturat sot

July 22, 2026
Pse shqiptarët shpenzojnë më shumë se gjithë Europa për t’u ushqyer?

Pse shqiptarët shpenzojnë më shumë se gjithë Europa për t’u ushqyer?

July 22, 2026
“Ore, mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!”/ Rakipi pyet Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

“Ore, mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!”/ Rakipi pyet Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

July 22, 2026
VIDEO/ “Do t’u marrim emrat dhe do t’i burgosim ata që shkuan te Kanye West”, Progni kërcënon nga podiumi i protestës

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për bizneset, veprim i kordinuar

July 22, 2026
Britania i jep SHBA-ve përdorimin e bazave të saj për sulmet në Iran

Britania i jep SHBA-ve përdorimin e bazave të saj për sulmet në Iran

July 22, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dumbabistët e rinj

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In