• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jetimorja e Shkodrës, pas skandalit seksual emërohen punonjës të patrajnuar

by Java News
26/12/2016 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, e cila u përfshi nga një skandal seksual majin e këtij viti, sërish janë emëruar punonjës të patrajnuar në fushën e shërbimeve shoqërore apo të kenë dhënë kontributin e tyre si vullnetarë në një qendër përkujdesjeje.

Gjithçka është konstatuar nga Shërbimi Social Shtetëror, gjatë një monitorimi për plotësimin e rekomandimeve të lëna për këtë institucion pas skandalit, ku tri vajza të moshës 6, 8 dhe 11 vjeçe rrëfyen se ishin abuzuar seksualisht brenda jetimores. Sipas raportit të SHSSH-së, vetëm 2 punonjës të rinj janë me arsim përkatës, të trajnuar dhe me eksperiencën e nevojshme në ofrimin e shërbimit për fëmijët.

Po ashtu, në këtë monitorim, të zhvilluar në muajin tetor, u konstatua se nuk ka një plan të detajuar trajnimi për të gjithë stafin, të specifikuar sipas nevojave që kanë për trajnim. Për këtë arsye, Shërbimi Social ka kërkuar të hartohen programe dhe plane trajnimi për stafin e ri lidhur me vendin e punës, i cili duhet të përfshihet brenda 3 muajsh nga emërimi i tyre.

Profesionalizmi i punonjësve të institucioneve të përkujdesit u vu në pikëpyetje pas publikimit të ngjarjes së rëndë, ndërkohë që dyshimi u përforcua pas disa muajsh, me publikimin e një videoje ku shfaqej një prej kujdestarëve, duke ushtruar dhunë mbi fëmijët. Kjo detyroi ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, të urdhëronte testimin e tyre për të bërë dhe vlerësimin përkatës. Por, teksa ka kaluar “zhurma” që përfshiu këto institucione, duket se ato i janë rikthyer emërimit të personelit të patrajnuar në ofrimin e shërbimit për fëmijët.

SHKELJET
Emërimi i punonjësve profesionistë në jetimoren e Shkodrës nuk është i vetmi rekomandim që nuk është plotësuar. Ndër të tjera, Shërbimi Social Shtetëror ka konstatuar, se në institucion nuk ka ardhur raporti gradual i studiuar nga psikologët dhe ekspertiza mediko-ligjore për fëmijët që mendohen të dhunuar, në mënyrë që këta fëmijë të trajtohen me terapi të veçanta.

Gjithashtu, u konstatua se institucioni ofron shërbim në modelin e vjetër dhe nuk janë bërë përpjekje për ta transformuar këtë qendër në institucion të tipit Shtëpi- Familje. Ndryshime janë bërë vetëm në drejtim të rikthimit të fëmijëve pranë familjeve biologjike, ku sipas raportit “u konstatua se ekipi multidisiplinar i qendrës ka punuar për kthimin e fëmijëve në familjen biologjike, duke rikthyer 6 fëmijë në vitin 2016 dhe 5 fëmijë janë në proces për t’u rikthyer pranë tyre”.
BW/d.i.

Next Post
A do të ketë shpërblim këtë fundvit për administratën dhe pensionistët?

Shtesat e pensioneve, llogaritjet për 3 mijë vetë në naftë, metalurgji dhe tekstile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com