Kryeministri Edi Rama nuk ndryshon qëndrim për të miratuar paketën antishpifje megjithëse është kundërshtuar nga të gjithë aktorët e medias dhe disa organizma ndërkombëtare.
Ai shkruan në rrrjetin social “Twitter” se projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vjenës nën drejtimin e Harlem Desir.
“Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e @harlemdesir. I falenderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore #Antishpifje
Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë;për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin parlament.al/News/Index/9800“, shkruan kryeministri Rama.

g.kosovari











