• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pak vota mund të kushtojnë mandatin, beteja e ashpër për Beratin ku u pakësua një deputet

by A R
15/06/2017 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Berati do të nxjerrë një deputet më pak se sa më 2013 në zgjedhjet e këtij viti ndërsa disa qindra vota do të përcaktojnë nëse ky mandat do t’i hiqet PS-së, PD-së apo LSI-së.

Nga Gjergj Erebara

Lëvizja Socialiste për Integrim doli e dyta në qarkun e Beratit për nga numri i votave në zgjedhjet e vitit 2013, duke kapur rreth 1,500 vota më shumë se sa Partia Demokratike, e cila ra në vend të tretë. Ky ishte qarku i vetëm në Shqipëri ku LSI arriti një sukses të tillë, duke marrë 21 mijë vota dhe duke fituar dy mandate deputetësh, nga një mandat që pati fituar në zgjedhjet e vitit 2009. Partia Demokratike ra në dy deputetë.

Formula aktuale e ndarjes së mandateve në Shqipëri është e tillë që një partie i mjaftojnë vetëm një grusht votash më shumë se sa një partie tjetër për të marrë një mandat shtesë. Dhe në qarkun e Beratit, ku numri total i mandateve është ulur nga tetë në shtatë, një grusht votash do të përcaktojë se cila nga partitë do ta humbasë këtë mandat dhe cila do të ruajë të njëjtin rezultat si më 2013.

Partia Socialiste doli parti e parë në Berat si më 2009 ashtu edhe më 2013, duke marrë në të dyja rastet katër deputetë. Por ngritja e LSI-së në vitin 2013 bëri që PD dhe aleatët e vet të bien nga tre në vetëm dy mandate deputetësh në vitin 2013. Diferenca u bë nga ajo diferencë e vogël në vota mes partisë së dytë dhe të tretë. Rrjedhimisht, në zgjedhjet e këtij viti, objektivat për palët në Berat janë të qarta: PS duhet të ruajë rezultatin e vitit 2013 dhe ta përmirësojë atë për të siguruar të katër mandatet, duke i lënë PD dhe LSI në betejë për vendin e dytë. Në rast se panorama e votave nuk ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore përgjatë katër viteve të fundit, beteja për vendin e dytë duket se do të jetë e ngushtë. Por një skenar tjetër është që diferenca mes partisë së parë dhe të dytë të jetë e tillë që të parës t’i bie mandati i katërt në favor të së dytës.

Partia Socialiste ka vendosur në vend të katërt Fadil Nasufin [CV Link], ish-kryebashkiakun jetëgjatë të Beratit, i cili arriti ta mbajë postin e kryebashkiakut në zgjedhjet e viteve 2003, e më pas, në zgjedhjet e viteve 2006 e 2011, kur PS qe në opozitë, para se të mos rikandidohej më në zgjedhjet e vitit 2015.

Partia Demokratike garon në vend të dytë Astrit Veliajn [CV Link], biznesmenin drejtues të Albanian University, i cili është deputeti aktual i Partisë Demokratike që nga viti 2013. Partia Republikane ka një prezencë jo të vogël në Qarkun e Beratit, ku më 2009 mori 4,200 vota dhe më 2013 mori rreth 2 mijë vota, ndërsa më 2015, kandidati i saj Kasëm Mahmutaj, që kandidonte për të djathtën, ofroi një garë relativisht të fortë përballë kandidatit të LSI Petrit Sinaj.

Në rast se votat e PR-së kalojnë kësaj here te Partia Demokratike falë aleancës informale mes këtyre dy partive, këto vota mund të jenë të rëndësishme për garën për vendin e dytë.

Por ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim duket se synon rezultat të fortë në këtë qark që konsiderohet edhe si bastion i saj. Kur Kuvendi i Shqipërisë pa praninë e opozitës diskutoi ndarjen administrative dhe territoriale në vitin 2014, Qarku i Beratit u nda në pesë bashki nga tre që duhej të ndahej normalisht, me kërkesë të Partisë Socialiste, e cila kishte frikë se LSI do të fuqizohej me tepri në rast se do të kontrollonte dy nga tre bashkitë e reja.

Të 180 mijë votuesit nominalë të Qarkut Berat janë të ndarë në Bashkinë Berat me 79 mijë votues, Kuçova me 44 mijë, Ura Vajgurore me 30 mijë, Skrapari me 14 mijë dhe Poliçani me 13,600 votues.

Aktualisht Bashkia Berat kontrollohet nga Petrit Sinaj, i LSI, Kuçova nga Selfo Kapllani i LSI dhe Skrapari gjithashtu nga LSI. Dy bashkitë e tjera, Poliçani dhe Ura Vajgurore, kontrollohen nga Partia Socialiste.

Zgjedhjet për pushtetin vendor janë një tregues i dobët për fuqinë e partive në zgjedhje, por gjithsesi, fakti është që LSI ka dalë në vend të dytë si parti në garën për këshilltarë në të gjitha bashkitë e këtij qarku me përjashtim të Skraparit.

LSI garon në Berat me ish-ministrin e vet Nasip Naço [CV Link] dhe me deputetët Gledjon Rehovica [CV Link] e Silva Caka [CV Link].

/BIRN

Next Post
Vetëm Hysaj kushton 3 herë më shumë se i gjithë ekipi i Lihtenshtejnit…

Duka: Rreth 100 trajnerë janë afruar, preferoj një italian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

July 1, 2026
Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Kërkesat e protestuesve, Denaj: Duhet tryezë dialogu, të kuptojmë cilat nene kundërshtojnë…

July 1, 2026
Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

July 1, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

July 1, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Ka shkëndija se protestuesit e kanë humbur durimin”, Rexhaj: Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për stabilitet

July 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do jenë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do jenë temperaturat

July 1, 2026
“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

July 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtetësia nga lindja dhe prova e institucioneve amerikane

July 1, 2026
Mbahen sot bisedimet Iran-Katar. Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira

Mbahen sot bisedimet Iran-Katar. Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira

July 1, 2026
INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In