• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka: Rreth 100 trajnerë janë afruar, preferoj një italian

by A R
15/06/2017 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i parë për të marrë postin e Gianni de Biasit, Paolo Tramexani ka shuar këtë të enjte çdo disktutim, duke firmosur për 3 vitet e ardhshme me skuadrën zvicerane të Sionit.

Megjithatë, mesa duket kjo nuk ndryshon asgjë në alternativat e Presidentit Armand Duka, edhe pse ai e kishte konsideruar ish-ndihmësin e De Biasit si të përshtatshëm.

Largimi i menjëhershëm i trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Gianni de Biasi ka shndërruar skuadrën kuqezi në “pre” të lakmuara në këtë prag merkatoje, ku fillon jo vetëm valsi i lojtarëve, por edhe i trajnerëve.

“Kanë mjaftuar 24 orë nga zyrtarizimi i shkëputjes së marrëdhënieve dhe kanë qenë dhjetra, apo qindra mesazhe që më kanë mbushur telefonin”, konfirmon për Top Channel Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm i sezonit “kuqezi”, duke qenë se skuadra gjendet brenda objektivit, vendit të tretë në grup, por nga ana tjetër kërkohet edhe përgatitja e eliminatoreve të ardhshme të Europianit të 2020-s, ku mund të kemi mundësi dhe objektiva të ndryshme, në varësi të kundërshtarëve.

“Personalisht po kërkoj një trajner italian”, shton më pas Presidenti i Federatës, i nisur edhe nga përvoja pozitive, por edhe karakteristikat e përshtatshem të ekpit tonë, pa yje, por grup.

Në ketë mënyrë, Presidenti i FSHF-së i mbetet edhe një herë besnik idesë së tij, që nga koha kur ka ardhur në krye të futbollit shqiptar, se për përfaqësuesen është më mirë të kemi një trajner të huaj, me më shumë eksperiencë europiane.

Në këtë mënyrë, ai thekson se nuk po u mbyll dyert trajnerëve shqiptarë, por ekpseriencat ndërkombëtare të trajnerëve të huaj kanë dhënë gjithmonë diçka plus.

Megjithatë, për momentin asgjë serioze sa u përket kandidaturave të mbërritura dhe bisedimeve, telenovela e trajnerit të ri të Kombëtares, sapo ka filluar…

/ Top Channel/a.m.

Next Post
Çudira nga Kamza, Xhelal Mziu emëron rrugën “Republika e Re” (FOTO)

Çudira nga Kamza, Xhelal Mziu emëron rrugën "Republika e Re" (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com