• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pak ujë…

by
18/07/2015 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pyetjet më të zakonshme në këto ditë janë: A keni ujë? Të ka ardhur uji? Si jeni me ujë te lagjja juaj? Përgjigjet varësisht nga kushtet e banimit, pasurisë, qyteteve variojnë, por emëruesi i përbashkët mbetet një: Shqiptarët edhe në vitin 15 të shekullit XXI vuajnë për ujë. Duket si e tepërt që në këtë artikull të shtojmë se zemë një nga vendet e para në Evropë për ujë të pijshëm sa i përket frymëve; se kemi burime pa fund etj. Një konfrontim cinik që të vjen sakaq është: Dakord po pse nuk kemi ujë atëherë! Pse çdo vit ankohemi vetëm për ujë?

Ka vend për pak histori. Është e vërtetë se Shqipëria e pas viteve ‘90 bëri investime dhe priti investime nga të huaj sa i përket ujësjellësve dhe energjisë. Por ndërsa kjo e fundit do rregullohej pjesshëm vetëm pak para disa vitesh, uji ka gjasa që të vuajë ende. Arsyeja dihet: menaxhimi i ujësjellësve është tejet i dobët, kurse shtetit i janë kthyer në bumerang politikat e tij me ujin. Që do të thotë rikonstruksioni i linjave dhe ndërtim i syresh të rejave, që asnjëherë nuk është llogaritur për numrin e caktuar të banorëve, sepse informaliteti në vend është i frikshëm dhe i lejuar nga vetë politika, ashtu si uji është si mjet grishje për kohën kur vinë votimet. Njerëzit, të cilët duhet të marrin votën, premtojnë hapur se do të falin borxhet e ujit!!! Dhe, nuk mbaron këtu. Pasi nuk mjafton shpërdorimi dhe paaftësia por kësaj i shtohet dhe keqpërdorimi që tashmë bëjnë rrethinat e qyteteve kryesore, që janë krejt jashtë kontrollit. Një e dhënë e tillë, pak kohë më parë, thoshte se gati gjysma e ujit të pijshëm në Tiranë shpërdorohej qysh prej rrethinave, pa mbërritur ende në qytet.

Shqipëria e vuan prej kohës krizën e ujit, jo vetëm se e ka të pamjaftueshëm të investojë si duhet, por më shumë se kaq, dy pushtetet, ai lokal dhe ai qendror nga mosmarrëveshjet e tyre e kanë bërë këtë problem të kalojë në kalenda. Dhe, ndodh që sot paradoksalisht nuk ka ujë në zonat turistike, kurse në qytetet kryesore njerëzit i janë kthyer larjes me kanaçe si dikur.

Ndoshta ka ardhur koha që vetëm investitori privat mund të administrojë me efektivitet dhe të gjejë format që klienti i vet të ketë ujë, pasi këtë barrë shteti shqiptar jo vetëm se mban dot, por kështu si është katandisur, edhe uji mund t’i kthehet shpejt në një problem. Të mendosh në reklamat që bëjmë për turizmin të vjen të qeshësh, kur ne nuk kemi ende ujë dhe ofrojmë parajsën. Por në këtë të fundit ka pak ujë… të paktën.

Next Post

Martohet në SHBA vajza e Azem Hajdarit, ja fotot e dasmës luksoze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In