• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pak fjalë, shumë tinguj

by A R
19/08/2020 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pse zgjodha të shkruaj për Beethovenin

Nga Laura Lila*

Sepse, më së pari, ky emër më ka shoqëruar nga klasa e parë dhe deri tani. Si të ishte njeri i familjes sime, ka qenë i pranishëm në çdo hap të hedhur nga unë në rrugëtimin e gjatë e të mundshëm të artit. Veçse nga lartësia e viteve ka një ndryshim thelbësor: sot arrij ta kuptoj, pse Beethoven ka qenë e mbetet një fanar për cdo muzikant dhe artist, edhe pse nga lindja e tij ka kaluar një çerek mijëvjeçari. Kur luaj një vepër të tij, ndiej peshën historike e emocionale, energjinë universale të këtij kompozitori gjigant. Në kujtimet personale, të botuara nga miku i tij F. Schiller, Beethoven thotë: “Nuk duhet thjesht të praktikojmë artin; duhet të kërkojmë rrugën drejt sekreteve të tij”.

Pikërisht kjo është arsyeja, pse në këtë 250 vjetor të këtij kolosi të muzikës klasike, vendosa të luaj një nga veprat më të vështira të tij. Më punën kërkimore, punë për  diplomimin dhe mbylljen e një cikili të rëndësishëm arsimor, jam përpjekur të shpjegoj në mënyrë sa më shteruese, pse kjo vepër është aq interesante. Por, do dëshiroja të shtoja se, në këtë përvjetor, Beethoven më ka kthyer edhe njëherë në atë periudhë lulëzimi të muzikës klasike. Edhe mbas një mali vitesh, muzika e tij vazhdon dhe luhet, nëpër programe shkollore, koncerte etj, pa rënë asnjë fije nga madhështia e vet.

Sot, ne mund të shprehim veç mirënjohje ndaj këtij gjeniu, vecanërisht për sonatat e tij, të cilat shënojnë një përparim në kufinjtë e përsosmërisë të formës muzikore më të interpretuar të repertorit pianistik. Si pianiste dhe një performuese e këtyre veprave, ndiej detyrimin të them faleminderit për të gjitha ato melodi të mrekullueshme që ka lënë si trashëgimi të vyer.

Pas gjithë kësaj kohe, Beethoven vazhdon të ketë ndikimin e tij të fuqishëm në muzikën klasike. Por pyetja që unë shtroj është: si ka arritur kjo muzikë të çajë nëpërmjet shekujve? Si ka ndikuar ajo në formimin e shoqërisë, por dhe të popujve të ndryshëm?

Kjo ‘’rrugë drejt sekreteve të artit’’, është fanari të cilin i kam vënë vetes detyrë të ndjek, për të vazhduar më tej kërkimin tim.

*Pianiste

Next Post
Dyshime për të shkuarën si ish-sigurims, Gjovalin Loka konfirmohet si drejtues në polici

Dyshime për të shkuarën si ish-sigurims, Gjovalin Loka konfirmohet si drejtues në polici

Comments 16

  1. Nina says:
    5 years ago

    Bravo ka akoma talente ky vend

    Reply
  2. Lola says:
    5 years ago

    Laura ekselente Laura modestja Laura artistja e re

    Reply
  3. Elio says:
    5 years ago

    Pianiste dhe kritike bukur

    Reply
  4. Edmondi says:
    5 years ago

    Na pelqejne kur shkruhet per kompozitoret … shpresojme edhe pershkrime te tjera

    Reply
  5. Dritani says:
    5 years ago

    Te kam ndjekur duke luajtur ne piano dhe presim koncerte e recitale nga Laura por edhe pemen e paske te thjeshte si je vet

    Reply
  6. Arben says:
    5 years ago

    Ska dyshim si ekselente kudo

    Reply
  7. Ida says:
    5 years ago

    E bukur si diplom nje bravo Akademise per brezin qe po nxjerr

    Reply
  8. Shkelqimi says:
    5 years ago

    Kush ka vajza, boten ka, nje bravo e madhe

    Reply
  9. Anonymous says:
    5 years ago

    Bravo Laura , me befasove me shkrimin .

    Reply
  10. Dori says:
    5 years ago

    Talent

    Reply
  11. ARJAN says:
    5 years ago

    ESHTE PAK PER TE THENE E BUKUR …

    Reply
  12. Anonymous says:
    5 years ago

    Te limte moj goce qe na ben krenar si shqiptare qe jemi.
    flm

    Reply
  13. KOZI says:
    5 years ago

    Nje bravo e merituar

    Reply
  14. Yllka says:
    5 years ago

    Paska akoma talente e bukur nje pianiste me bote e ku ka me bukur presim shkrimre re tjera do ta ndjekim mbase edhe per kompozitoret vendas

    Reply
  15. Drita says:
    5 years ago

    Titull i spikatur shkrim i thjeshte por flet shume

    Reply
  16. ARBEN says:
    5 years ago

    E NJOH KETE VAJZE , SI NJE STUDENTE EKSELENTE DO TE THOJA KENAQESI QE KJO STUDENTE VAZHDON TE NA SUPRIZOJE

    Reply

Leave a Reply to Lola Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami/ Ekstradohet nga Zvicra i akuzuari për disa vepra penale (EMRI)

Krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami/ Ekstradohet nga Zvicra i akuzuari për disa vepra penale (EMRI)

January 27, 2026
Erion Braçe dhe Blendi Klosi “përplasen” për mbështetjen 2.2 milionë euro për sportin e padelit

Erion Braçe dhe Blendi Klosi “përplasen” për mbështetjen 2.2 milionë euro për sportin e padelit

January 27, 2026
VIDEO/ Tifozët grekë aksidentohen në Rumani – Humbin jetën 6 prej tyre, ishin nisur drejt Lionit

VIDEO/ Tifozët grekë aksidentohen në Rumani – Humbin jetën 6 prej tyre, ishin nisur drejt Lionit

January 27, 2026
VIDEOLAJM/Me fjalor ofendues, Klevis Balliu ‘mësyn’ në Gjykatën e Tiranës: S’e rr*aj unë!

VIDEOLAJM/Me fjalor ofendues, Klevis Balliu ‘mësyn’ në Gjykatën e Tiranës: S’e rr*aj unë!

January 27, 2026
Rama në Izrael, në konferencën kundër antisemitizmit: Edhe sot test për njerëzimin, territori në Gaza thikë për hebrenjtë e palestinezët

Rama në Izrael, në konferencën kundër antisemitizmit: Edhe sot test për njerëzimin, territori në Gaza thikë për hebrenjtë e palestinezët

January 27, 2026
Herë si garantor, herë si konsulent i liderit! Si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

Hoxha zbardh kasetën e “21 Janarit” që çoi në SPAK: Dëgjoje me veshët e tu kush e bëri vrasjen

January 27, 2026
Gjykata e Tiranës cakton masën “detyrim paraqitje” për 19 protestuesit e arrestuar

Gjykata e Tiranës cakton masën “detyrim paraqitje” për 19 protestuesit e arrestuar

January 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Në BE, duhet integruar edhe politika

January 27, 2026
Kryeministri i Finlandës viziton Kinën, thellim i bashkëpunimit praktik në sektorët e gjelbër dhe të inovacionit

Kryeministri i Finlandës viziton Kinën, thellim i bashkëpunimit praktik në sektorët e gjelbër dhe të inovacionit

January 27, 2026
Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

Shtatë betejat e fituara nga Berisha gjatë 13 viteve të revolucionit paqësor

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In