• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pajtim kombëtar për kandidatin e Tiranës”, Alimehmeti: Opozita të harrojë ndasitë, shtrijmë dorën e…

by Os De
29/09/2025 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita duhet t’i nënshtrohet një procesi pajtimi kombëtar për të zgjedhur emrin e kandidatit që do ta përfaqësojë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës. Kështu u shpreh i mandatuari i Partisë Demokratike për negociatat, Ilir Alimehmeti në një intervistë në A2 CNN në Ditarin e Pasdites me Pandi Gjatën. Sipas Alimehmetit, opozita duhet të harrojë ndasitë e së shkuarës dhe të bëhet bashkë për interesin kombëtar. Ai nuk përjashtoi bashkëpunimin as me Lulzim Bashën apo Agron Shehajn. 

“Çdo forcë që ndjen veten opozitare ne i kemi shtrirë dorën, u kemi thënë hajde takohemi qoftë dhe informalisht për të kuptuar nëse ka bazë bashkëpunimi. Ne kemi nevojë t’i nënshtrohemi një procesi pajtimi kombëtar që të kuptojmë që gjërat me njëri-tjetrin janë më të vogla në krahasim me interesin kombëtar. Ky komb po vdes. A po na ikën rinia ne? Po bie numri i lindjeve është një komb që po rrudhet e po plaket. Është e nevojshme nga kampi opozitar një pajtim kombëtar. Duhet të harrojmë diferencat e fërkimet në të kaluarën përkarshi të keqes që kemi përballë. Kjo është fryma me të cilën shkojmë në këto diskutime; dorë e lirë për propozime nga ana e tyre dhe do të diskutohen”. 

Alimehmeti tha në A2 CNN se aktualisht janë në diskutime me partitë opozitare për emrin e kandidatit që plotëson kriteret dhe gëzon mbështetjen e të gjithë opozitës. Sipas tij ka shumë emra dinjitozë edhe nga shoqëria civile. 

“Ne aktualisht po kërkojmë siç po i kërkojmë edhe zotit Shehaj patjetër që edhe mund të propozojë nëse ka disa emra absolutisht po që do të merret në shqyrtim. Nuk po shkojmë me emrin tonë që të kërkojmë mbështetje, por jemi në ventilim, që do të thotë marrim emra të ndryshëm ka edhe emra nga shoqëria civile, emra dinjitozë që diskutohen kriteret që duhet të jenë opozitarë që kanë qëndruar kundër regjimit për një kauzë civile, person me integritet, duhet të jetë patjetër që të kapërcejë gardhin e partisë dhe të gëzojë mbështetjen e të gjithë frontit opozitar që do krijohet. Në këtë fazë jemi në diskutime formale. Kjo ka qenë linja e punës, më pas partitë parlamentare opozitare nëse e ndjen veten opozitar ne shtrijmë dorën e bashkëpunimit”. 

Ai njoftoi se shumë shpejt do të kenë edhe një takim me kreun e partisë Mundësia për të [parë mundësinë e bashkëpunimit. 

“Dhe është te zoti Shehaj që ka dy deputetë në parlament dhe pastaj te partitë e tjera dhe më pas edhe në shoqërinë civile. Demokracia është përfaqësim. Shumë shpejt do ta takojmë zotin Shehaj, po të jetë mundësia edhe sot. Jemi në fazën ku presim propozimet. Nëse vjen një kandidaturë e mirë e dinjitoze nga propozimet përkatëse, ne duam t’i japim prioritet kësaj lloj kandidature”. 

I mandatuari i demokratëve tha në A2 CNN se në takimet me aleatët, Mediu, Duka e Blushi janë diskutuar edhe emra jashtë partive. 

Next Post
A do ia lësh mandatin Arlind Qorit? Përgjigjet deputeti i Lëvizjes Bashkë: Zgjodhi vetë të mos ishte i pari në listë

Ankimimi në Kushtetuese i Veliajt, Redi Muçi: Nuk e prisnin! Lëvizja Bashkë me kandidat të vetin për Tiranën

Comments 1

  1. leka says:
    6 months ago

    Alimeneti deklarob se komi po vdes se pi iken rinia ! Sa rini ka ikur kur ishte PD ne pushtet 2005 – 2013 dhe sa kane ikur nga 2013 – 2025 kur qeveriae PS . Populli duhet te di te verteten dhe jo llogje e propagande

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

March 18, 2026
Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

March 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale

March 18, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

March 18, 2026
Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

VIDEO / Kryemadhi, batuta me gazetarët para GJKKO: Gjynah që doli Gimbo nga Big Brother

March 18, 2026
Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In