Një 45-vjeçar nga Tirana është paisur me urdhër mbrojtjeje pasi dhunohej në mënyrë sistematike nga bashkëshortja e tij.
Uniformat blu proceduan penalisht shtetasen Bukurie B. 45-vjeçe, pasi u denoncua për dhunë nga bashkëshorti i saj Sh.B.
“Më datë 19.06.2016, u plotësua kërkesë padia për lëshimin urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin Sh. B., 45vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht nga ana e bashkëshortes Bukurie B., 45 vjeçe. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligjit Nr.9669 datë 18.12.2006” bën me dije policia./a.m.