Antonia Gjeluci është një vajzë shkodrane e cila me humorin e saj plot origjinalitet ka arritur të krijoi mijëra ndjekës në Tik Tok. Me profesion stjuardes ajo erdhi në një intervistë për gazetaren Çenkuela Hasa.
“Të jesh stjuardes nuk do të thotë thjeshtë të shërbesh në avion. Është një profesion me plot sfida, unë sot jam me katër orë gjumë dhe sërish pas pak orësh nisem në një tjetër fluturimit. Është një profesion i paguar mirë dhe kushdo që do të bëhet stjuardesë mund ta realizoj si dëshirë, gjuha angleze është kriteri kryesor. Sot nuk është si dikur, ka shumë kompani fluturimit. Unë e dua shumë fluturimin dhe punën që bëj ashtu si nuk e ndaj dot nga aktrimi”- tha Gjeluci për News24.